Hannover kërkon Berishën

Skuadra e Hannoverit nuk mbetet pa shqiptarë. Edhe pse Altin Lala do t’i japë lamtumirën kësaj skuadre në fund të sezonit, drejtuesit e ekipit gjerman ia kanë mësyrë një futbollisti tjetër shqiptar.
Bëhet fjalë për talentin kosovar Valon Berisha, i cili me sukses po bart fanellën e klubit norvegjez Viking. Sipas ueb faqes daneze VG nett, skautët e klubit nga Bundesliga kanë ndjekur Berishës në të kaluarën.
“Nuk është sekret që ka interes për dy lojtarë. Por, unë nuk mund të përmendë emra të klubeve”, ka thënë për VG nett agjenti i 19 vjeçarit, Jim Solbakken.
Kontrata e Berishës me Vikingun skadon pas sezonit të ardhshëm, derisa ende nuk kanë nisur negociatat për zgjatjen e saj.
Së fundi talenti me prejardhje nga Kosova ka debutuar
për Kombëtaren e Norvegjisë kundër Danimarkës në muajin janar, në një turne që u mbajt në Bangkok të Tajlandës.