San Siro-Meazza, me bari sintetik

Kjo dhe rastet tjera në të kaluarën duket se kanë bindur drejtuesit e Milanit, por edhe ata të rivalit të qytetit Inter, skuadra këto që ndajnë stadiumin, të arrijnë marrëveshje për eliminimin e problemit. Zgjidhja duket të jetë te bari sintetik.
Televizioni italian Mediaset ka publikuar lajmin për shtrimin e barit sintetik në fushën e stadiumit San Siro (kur luan Milani) dhe Giuseppe Meazza (në duelet që i zhvillon Inter).
Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani, së fundmi kishte theksuar se problemi me fushën e stadiumit ekziston tashmë 20 vite, prej kur ishte bërë zgjerimi i kapacitetit.
Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves pas ndeshjes në San Siro muajin e kaluar, e kishte përshkruar San Siron si “një fushë patatesh”, kurse trajneri Pep Guardiola ka deklaruar se “Milan dhe Inter meritojnë një fushë më të mirë”.