Xhaka merret vesh me M’gladbachun

Por fjalën e fundit pritet ta thonë zyrtarët e Kampionit zviceran të cilët kanë kontratë me mesfushorin prishtinas deri në vitin 2015.
“Unë nuk kam asgjë për të fshehur. Unë kamë kryer punën time dhe tani kjo është në dorën e klubit. Do të ndihem i zhgënjyer nëse nuk përfundon me sukses marrëveshje mes klubeve”, ka thënë 19 vjeçari për ueb faqen zvicerane bazonline.ch
Monchengladbachu e ka shitur mesfushorin Marco Reus për 17,5 milionë euro, kështu që ka para të gatshme për të shpenzuar gjatë verës. Çmimi i Xhakës sillet nga 6 deri në 10 milionë euro.
Për Xhakën, interesim kanë shfaqur edhe dy klubet tjera gjermane, Hamburg e Bayern Munich, ato angleze, Manchester United, Liverpool, Chelsea e Arsenal si dhe skuadrat italiane Juventus e Milan.