E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Meta ka vetem mllef

Sherri mes Rames dhe Metes ka si emerues mllefin e ketij te fundit ndaj Partise Socialiste. Ne kete perfundim ka arritur kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Keshtu, gjate nje interviste televizive, kreu socialist, duke iu referuar mosmarreveshjeve qe kane shoqeruar pergjate ketyre javeve keto dy parti, apo me sakte lideret e PS dhe LSI. Duke mos dashur qe ta perkufizoje ne menyre te drejtperdrejte si nje pakenaqesi mes tyre qe lidhet me kryeministrin e ardhshem dhe me ekipin drejtues, kryetari Rama sqaroi me nje gjuhe mjaft te zgjedhur kete debat. "Nuk ka nje lufte mes meje dhe Metes, por ka nje mllef ndaj PS dhe per shkak edhe te pozicionit tim. Une kam qene koherent me te gjitha bindjet e mia, lidhur me kete proces dhe rezultat qe priten nga kjo reforme, duke realizuar transparencen e plote me zgjedhesit qe t'i japim mundesi politikes qe ne fund te kete instrumentin e ndryshimeve dhe te lidhin kontrate me qytetaret", theksoi Rama gjate fjales se tij. Por, duke mos u mjaftuar me kaq, si dhe duke vene si kryefjale mllefin qe mbart kryetari i LSI-se, Ilir Meta, kryetari socialist shtoi se "ky eshte aspekti tjeter i nje njeriu qe ka qene per nje kohe te gjate aleat, me te cilin kemi bere beteja te perbashketa i cili sot eshte peng i nje mllefi qe mua me kushton, i nje mllefi qe ka krijuar dhe prodhuar ne kete vend kaq shume rezultate te papelqyeshme edhe per vete Ilirin dhe une do te doja qe te mos ishte ky mllef dhe eshte per te ardhur keq qe ky mllef nuk prodhon asgje te re".

Kryetari i PS-se, Edi Rama, shprehet i bindur ne fitoren e zgjedhjeve te ardhshme. "PS do te jete forca e pare ne Shqiperi dhe do te jete forca qe do te qeverisi per t'i dhene fund tranzicionit dhe t'i hape rrugen zhvillimit te vendit", theksoi Rama. Nderkohe qe kesaj fitoreje i shtohet dhe nje tjeter moment, Rama kryeminister. Nje fakt i tille u pohua nga vete kreu socialist, kur u shpreh se "juve e keni marre kete konfirmim qysh diten qe keni lexuar ne statutin e PS, ku ka nje pjesez te shkruar ku percaktohet se kush do te jete kryeministri dhe se sa do te jene kandidatet per kryeminister. Pa dyshim qe ka oferten e saj dhe eshte shume e qarte nje program dhe nje drejtues. Pra, kryeministri do te vendoset nga shqiptaret".

Lideri socialist, Rama, gjate fjales se tij i meshoi dhe njehere tjeter gatishmerise se partise qe ai drejton per te dhene konsensusin, lidhur me ndryshimet kushtetuese te kerkuara nga PD. Por, duke vene ne dukje nderkohe dhe nderhyrjet e propozuara nga socialistet mbi kete pakete. Keshtu, ndalur ne pozicionin e PS-se mbi kete ceshtje, Rama deklaroi se "ju siguroj se ne pranimin dhe mospranimet tona ka luajtur rol vetedija qe do te pranojme vetem ndryshimet qe do te sjellin ndryshimet ne sistemin politik. Ju siguroj se ndryshimet tona kushtetuese per sa i takon sistemit zgjedhor dhe per sa i takon pjeses qe ka te beje me te drejte me zgjedhjet jane ndryshime qe do te permiresojne ndjeshem sistemin politik ne Shqiperi dhe qe do te na ndaje nga ky sistem i kalbur politik. Nga ana tjeter, ato qe ne kemi pare si te pranueshme i japin nje rol mjaft te percaktuar qofte kryeministrit ashtu edhe parlamentit. Cdo koment qe flet per dobesim te parlamentit eshte teresisht e pavertete".

Partite e vogla ka qene te paret qe jane pyetur nga Partia Socialiste, lidhur me reformen zgjedhore. Kjo e thene nga vete kryetari Rama, duke hedhur poshte pretendimet e "te vegjelve", te cilet gjate gjithe kohes kane akuzuar per marreveshje mes PS-PD. "Te paret qe u vune ne levizje kur filloi diskutimi ishin partite e vogla dhe u mblodhen bashke ne nje tryeze. Marreveshjen e bere ne fillim mes partive te vogla ne e pranuam dhe nuk e quajtem si tradhti. Ne nuk u ngutem ne kemi bere nje analize shume te thelle te te gjitha sistemeve ne Evrope dhe kuptuam avantazhet dhe disavantazhet, duke pasur parasysh edhe te gjitha te keqijat e medha te sistemit tone aktual, dhe i percaktuam si 5 JO-te tona", theksoi Rama. Nderkohe qe kreu socialist nuk ka harruar t'u jape pergjigje dhe akuzave te ardhura ne adrese te tij, si kryetar bashkie, per favorizim dhe dhenie lejesh ndertimi kompanise Delijorgji. Sipas tij, leje ndertimi u jane dhene dhe do t'i jepen te gjitha atyre firmave qe plotesojne dokumentacionin ne baze te ligjit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›