Topi: Kushtetuta, jo ndryshime per interesa politike

Kreu i shtetit, Bamir Topi, ne nje interviste ne "Top Channel" eshte shprehur kunder gjithe debateve te hedhura per kufizimin e kompetencave te tij, duke i cilesuar ato si veprime amatoreske. Por, nga ana tjeter, ai nuk ka munguar te sulmoje segmente te caktuara te politikes, te cilat, sipas tij, i kane paraqitur keto ndryshime per interesa private.
Zoti President, javet e fundit eshte thelluar le te themi debati politik, lidhur me ndryshimet kushtetuese te kerkuara nga Partia Demokratike dhe natyrisht deri- diku te miratuara edhe nga Partia Socialiste, por qe kane ngjallur debat qofte brenda kampit te majte, qofte brenda kampit te djathte per shume arsye. Ju si i shikoni keto kerkesa te vazhdueshme, thuajse periodike per keto ndryshime kaq te shpeshta te Kushtetutes?
Se pari do te thosha qe ka pasur nje ndryshim ne axhenden e partive politike per ceshtjen e prekjes se Kushtetutes. Pra, kemi pasur prej muajsh ne diskutim ceshtjet e reformes zgjedhore, e mirepritur per t'u realizuar sa me shpejt, por ditet e fundit i eshte shtuar kesaj axhende edhe nje propozim per ndryshimet kushtetuese per sa i perket ceshtjes se mandatit te Presidentit, kompetencave te tij. U fut nje propozim per ndryshimin e nenit 93 per nevojen e kunderfirmosjes se dekreteve, nje ceshtje qe kishte te bente me KQZ-ne, me Prokurorine. Une ne parim do te thosha qe ceshtjet e prekjes se Kushtetutes nuk mund te jene ceshtje te karakterit siperfaqesor. Une sot flas me nje cilesi tjeter, jam President i Republikes dhe kuptohet qe jam garanti institucional dhe garanti moral i ruajtjes se ketij dokumenti themeltar, qe eshte dokumenti bazal mbi te cilin ngrihet e gjithe jeta institucionale e institucioneve shqiptare. Ajo qe te ben pershtypje eshte se ne kete debat te improvizuar nuk ka pasur asnje lloj konsultimi, ne radhe te pare me njerezit te cilet jane marre me kete Kushtetute, njerezit qe kane nje eksperience politike ne radhe te pare konstitucionale, por edhe me njerezit e ligjit qe jane profesioniste. Kuptohet, qe te prekesh Kushtetuten duhet patjeter qe t'i referohesh frymes apo klimes ne te cilen eshte realizuar ajo Kushtetute, pra ka pasur nje referendum, ka qene referendumi i nentorit te vitit 1998, pra ta prekesh ne menyre kaq frekuente do te thote te mos jesh serioz, pikerisht ne ruajtjen e ketij dokumenti themeltar te shtetit, aq me shume kur ka disa propozime "ex tempora" te castit, qe krijojne nje lloj peshtjellimi, fusin ne nje debat te panevojshem jo vetem politiken, por edhe institucionet. Tregojne patjeter nje mungese serioziteti, duket sikur jemi pikerisht ne caqet e nje politike amatoreske, qe frymezohet nga emocionet e castit dhe kuptohet kjo e ben klimen me te renduar dhe aq me shume pastaj, kur disa tendenca per te dominuar pushtete te stabilizuara, tregojne qe keto mentalitete nuk mund te jene kurre mentalitete perendimore, por tregojne nje lloj rreshqitjeje ne mentalitetet e vjetra ballkanike, te cilat ne dita-dites po mundohemi t'i shmangim ne frymen e integrimit euroatlantik.
Kur thoni qe keto jane perpjekje te cilat ju i shikoni pak a shume si negative ndaj pushteteve te konsoliduara, keni ketu pikerisht parasysh tendencen per te kufizuar kompetencat e Presidentit te Republikes?
Ne menyre absolute une ceshtjet nuk i shoh ne sens personal, une i shikoj ne nje sens mjaft institucional dhe jo pa qellim ne hyrje te kesaj interviste thashe qe jam garant i Kushtetutes, garanti moral i ketij dokumenti themeltar. Te besh propozime te tilla te pa konsultuara, te hedhura jashte cdo lloj procedure normale dhe pastaj te terhiqesh disa ore me mbrapa, sikurse ishte rasti i propozimeve te nje grupi te caktuar njerezish per ndryshimet ne nenin 93, qe ka te beje me kompetencat, une nuk e trajtoj si nje ceshtje te karakterit personal, por si nje ceshtje thellesisht te karakterit institucional te balancimit te pushteteve dhe une besoj qe jam ne kete moment per te thene qe ndryshimet, apo prekja e Kushtetutes per ceshtje qe kane te bejne me reformen zgjedhore, ose dhe per ceshtje te tjera mund te behen, por duhet patjeter te konsultohen, duhen te jene pjese e nje debati sa politik, aq edhe profesional, duhet te jete patjeter pjese e nje transparence te plote me shoqerine, sepse eshte pikerisht kjo shoqeri qe e ka miratuar nepermjet referendumit.
Kerkesa per ndryshimet pikerisht te ketyre kompetencave erdhi nga e djathta. A jane konsultuar me ju perpara se te beheshin publike keto lloj propozimesh? Kur them me ju flas per ju si Bamir Topi, si njeri politik dhe si President i Republikes.
Une mendoj qe konsulta jo vetem qe nuk eshte realizuar, por mendoj qe kjo konsulte nuk ka nevoje te behet ne menyre ekskluzive me Presidentin. Une, nga ajo qe kam pare dhe nga informacionet qe kam marre, keto kane qene propozime te futura ne menyre shume te pabazuar ne procedura, cka do te thote qe me kete dokument kaq te rendesishem nuk kane qene te konsultuar as njerezit e Grupit parlamentar te Partise Demokratike nga ka ardhur ky propozim. Pastaj mendoj qe per ceshtje kaq te rendesishme patjeter qe duhej te konsultohej institucioni i Presidentit, por edhe te gjitha partite politike, sepse kane qene te befasuar me aq sa une kam pare dhe kam marre informacion edhe aktore te rendesishem te jetes politike, te jetes institucionale politike, por edhe mjaft protagoniste te jetes profesionale, konstitucionaliste, cka e bejne kete nje element vertet per t'u shqetesuar.
Ne fakt, ideja qe te mos kishte vetem ndryshime qe kishte te benin vetem me reformen zgjedhore, apo ate ne drejtesi eshte pak e hershme, pra nuk eshte e ketyre dy tre javeve te fundit. Ka qarkulluar gjithmone paksa ne "underground" sidomos ne krahun e djathe pas zgjedhjes suaj si President kuptohet. Pyetja ime eshte e drejtperdrejte, perse kerkohen te behen keto ndryshime zoti President?
Jo, nuk mund te them arsyen se perse eshte marre kjo iniciative, por une e trajtova dhe vazhdoj ta trajtoj ceshtjen ne parim. Ceshtja e ndryshimeve kushtetuese patjeter duhet te jene pjese e nje konsultimi te gjere, duhet te jete nje proces mjaft i matur dhe i sigurt. Une nuk po them qe nuk ka nevoje per ndryshime kushtetuese, por keto ndryshime kushtetuese nuk mund te behen si ndryshime te castit, sipas vullneteve te castit, por duhet te jene gjera shume te maturuara, ne menyre qe kur te futemi per te prekur Kushtetuten, te futemi per ta prekur ne menyre te kujdesshme, per ceshtje substanciale dhe nuk mund te nderhyjme ne menyre frekuente. Vitin e kaluar nderhyme, sot po nderhyjme, do te vije puna qe per interesa ndoshta edhe te ngushta te individeve te caktuar mund te kerkohet qe te nderhyhet prape. Une mendoj se duhet te jemi mjaft serioze ne kete proces.
Ka nje terheqje per sa i perket nenit 93, megjithate ideja e ndryshimeve kushtetuese vazhdon dhe deri-diku mbeshtetet dhe nga partia kryesore e grupimit te majte. Cfare do te beje Presidenti i Republikes le te themi ne rast se keto nisma konkretizohen dhe pa konsultuar qofte faktore, konstitucionaliste, juriste, politikane, apo institucione publike dhe kushtetuese, keto nisma kthehen ne aksione politike, cfare do te beje Presidenti i Republikes ne rast se ato vazhdojne te jene kunder thelbit sic ju sapo e thate?
Une mendoj qe te diskutosh sot per ndryshimet kushtetuese, per ceshtje te reformes zgjedhore, do te thote qe te jesh ne perfundim te nje procesi qe ka filluar kohe me pare, pra te gjithe kemi qene te pergatitur per kete proces. Ua thashe dhe e perseris qe ne mezi presim qe ndryshimet e paralajmeruara, qe jane pjese edhe e angazhimit per plotesimin e reformes zgjedhore te realizohen. Nuk jam kunder propozimeve edhe per ndryshime te tjera. Edhe nje here e ritheksoj, jam qe gjithe keto ceshtje te mos behen ne menyre spontane, me amatorizem politik dhe procedural dhe mbi te gjitha te mos jene pjese e ekspozimit te interesave te vecanta, qe nuk jane pjese e interesit te shoqerise dhe e partive politike ne pergjithesi. Keshtu qe une jam i hapur qe te bashkepunoj si institucion Presidenti per te gjitha ato ndryshime kushtetuese qe do te jene ne funksion te reformave te vendit.
Me duket pak si "deja vu" kjo situate e krijuar. Ne fakt edhe paraardhesit tuaj ne pergjithesi, por ai i fundit ne vecanti eshte ankuar edhe publikisht qe institucione te tjera kerkonin te mbivendosnin, ose te anashkalonin Institucionin e Presidentit. A jemi serish ne kete lloj situate zoti Topi dhe a ka rrezik qe te kthehet ky debat ne nje krize institucionale?
Une besoj qe terheqja e atij propozimi qe ka te beje me ndryshimin e nenit 93 presupozon qe propozuesit ose te diktuar nga hapja e nje debati publik, ku te gjithe ishin kunder, ose per shkak te qellimeve taktike, tashme jane te terhequr dhe une nuk kam nevoje t'i bej ndonje koment eksplicit nenit 93. Edhe nje here rishpreh shqetesimin tim per ceshtje parimore qe kane te bejne me dokumentin themeltar, Kushtetuten. Nese ndryshimet kushtetuese jane te menduara mire, jane te sinkronizuara me vullnetin e te gjitha partive politike, behen pjese e nje debati te rendesishem, maturohet si proces dhe mbi te gjitha behet transparent per njerezit, me pjesemarrjen patjeter edhe te profesionisteve, konstitucionalisteve, atehere jemi ne nje proces te mireseardhur ku te gjithe kerkojme qe ndryshimet kushtetuese te jene ne funksion te realizimit te atyre premtimeve per reformat. Perndryshe, tentativa te segmentuara qe jane te pabazuara, jane me shume pjese e nje aksioni te deshtuar qe ne menyre absolute nuk u ben mire propozuesve, apo njerezve qe kane harruar qe interesat madhore jane te misheruara pikerisht tek Kushtetuta.
Kushdo qe te jene ata dhe sado lart qe te jene?
Cilet do, jam duke folur ne parim thellesisht per principe dhe aspak per emra te caktuar njerezish.
Zoti President, nje pyetje qe lindi me teper nga kurioziteti i kesaj bisede dhe deklaratave tuaja te forta. Perse ndryshime kushtetuese dhe perse jo nje debat per nje Kushtetute te re? A e keni menduar kete? A ka ardhur koha per nje Kushtetute te re?
Une sigurisht qe nuk mund te shprehem sot per kete element qe eshte mjaft i rendesishem, eshte mjaft i qenesishem. Edhe ky element nuk mund te jete ekskluzivitet qofte i Presidentit te Republikes. Kjo eshte nje ceshtje qe ka nevoje per nje debat paraprak, per nje rrahje mendimesh, marrje mendimesh dhe per te ardhur tek ai moment per te cilin ju sapo pyetet, do te duhet nje kohe relativisht e gjate. Ketu jemi ne funksion te disa propozimeve qe jane bere per reformen zgjedhore, jane shtuar disa propozime te tjera. Gjithsesi une e bera te qarte pozicionin, pozicion i cili eshte shprehur edhe nga shume te tjere qe kur te nderhyjme ne Kushtetute, te mos nderhyjme me mendimin qe po prekim nje ligj te zakonshem. Ju e dini qe ka ligje ne Shqiperi, ligje te rendesishme ku eshte nderhyre ne menyre aq frekuente saqe e ke te veshtire sot te kapesh zemren, apo thelbin e ligjit ne momentin kur ai eshte miratuar. Pra, duhet te jemi serioze, duhet qe institucionet tona, politika, Parlamenti duhet te jete mjaft serioz qofte me iniciativen, qofte me konsultime, qofte ne debate, qofte ne vendimmarrje ne menyre qe ligjet tona te mos behen sot dhe te zhbehen pas dy muajsh, aq me shume per ligje qe kane te bejne me bazen, me dokumentin themeltar te shtetit, por te jene ligje afatgjata. Per sa i perket pyetjes tuaj pastaj, sikurse thashe, eshte pjese e debatit te gjere.