Ceka: Do mekanizojme bujqesine, ulje tarifash
Kryetari i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka ka zgjedhur komunen e Gjegjanit ne Elbasan per te biseduar me nje perfaqesi fermeresh te zones. Bujqesia sipas Cekes do te jete nje nga pikat kryesore te aleancisteve per 4 vitet e ardhshme. "Ne do ta mekanizojme bujqesine dhe do ta financojme ne mandatin e radhes", ka qene deklarata e liderit te PAD, Neritan Ceka perpara fermereve. Ai eshte shprehur se qeverisja e ardhshme e djathte do te marre te gjitha masat per te krijuar favore per uljen e tarifave, qofte te karburanteve, pjeseve te kembimit dhe per krijimin e te gjitha kushteve qe bujqesia shqiptare te ece mire ne kater vitet e ardhshme. Lideri aleances me pas eshte ndalur ne qytetin e Belshit ne nje takim me stafin elektoral. Me te cilin po punon per te koordinuar tere punen e fushates ne kete zone elektorale, ne kushtet e reja tashme te nje sistemi te ri zgjedhor, por dhe te nje koalicioni zgjedhor, pas 17 vitesh "bashkejetese" me te majtet.