Topalli: Ne do te fitojme nje mandat te ri
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ne turin"Grate per fitoren" zhvilloi nje takim me grate, zonjat, nenat, dhe te rejat e Minibashkise 8, sipas saj, vatra e identitetit te Kryeqytetit. Gjate ketij takimi, Kryetarja e Kuvendit mori nga grate tiranase, mbeshtetjen e palekundur per vazhdimin e projekteve te medha, per vazhdimin e reformave ne nje Shqiperi qe po ndryshon. Topalli tha se gjate kater viteve te qeverisjes se mazhorances se djathte, jane realizuar reforma te jashtezakonshme ne nje kohe rekord. "Askush nuk ka mundur te realizoje aq shume sa kemi realizuar ne gjate kesaj periudhe. Hyrja ne NATO, dorezimi i kerkeses per statusin e vendit kandidat. Rritje ekonomike, rritja e buxhetit, rritja e te ardhurave, rritja e turizmit. Shqiperia moderne ne infrastrukture, ne energji elektrike, me uje 24 ore ne dite", kane qene disa nga arritjet qe ka permendeur Topalli. Sipas saj, Shqiperia shihet me dinjitet, ka ndryshuar imazh, shpreson ne nje te ardhme. Ajo eshte Shqiperia elektronike, e google-it, e internetit. Topalli ka kembengulur se ishte nje kohe shume e shkurter per te bere gjera kaq te medha. "Ndaj edhe une them se nuk ka nje vend tjeter dhe nuk ka nje popull tjeter qe te kete bere nje rruge kaq te gjate ne nje kohe kaq te shkurter. Une ju falenderoj per cdo gje qe keni bere", u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Topalli tha se mandati i ardhshem do te jete vazhdimi i reformave te jashtezakonshme ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine. "Duke rritur pensionet ne fshat ne kemi treguar se jemi human, njerezor. Vetem 39 mije leke te vjeter kishin pension. E kane 80 dollare. Me shume do ta kene. Ne mandatin e dyte perseri do te rrisim pensionet, pavaresisht kohes se krizave globale, financiare", perfundoi Topalli.