Rama: Si do te reformoj arsimin
Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, njeheresh kandidat i koalicionit te majte per postin e Kryeministrit ne zgjedhjet e 28 qershorit, shprehu shqetesimin per cenimin e vazhdueshem qe i behet dy shtyllave kryesore qe jane konkurrenca dhe merita dhe premtoi reformim te sistemit arsimor. I pranishem ne nje universitet privat ne Tirane, per reformat ne arsimin e larte, kryesocialisti theksoi se nuk kemi nje sistem universitar qe te garantoje konkurrencen, qofte midis universiteteve, qofte midis studenteve, qofte midis pedagogeve dhe profesoreve e keshtu me radhe dhe as qe te garantoje meriten qe t'i jape secilit ate qe meriton. Rama ka theksuar domosdoshmerine konkurrences dhe merites, jo vetem mes studenteve, por ne cdo hallke te sistemit arsimor. "Ne kemi nevoje te japim arsimin e detyrueshem te gjitheve. Ne kemi nevoje te cojme drejt arsimit te mesem te gjithe, por kemi nevoje qe t'u tregojme te gjitheve se rruga per te shkuar me tej eshte nje rruge e konkurrences dhe e merites", sqaroi planin per reformat ne arsim, lideri socialist. Nderkohe qe, sipas tij, ata qe nuk shkojne dot me tej nuk kane pse t'i hedhin tutje investimet e prinderve, por duhen orientuar drejt arsimit profesional per te marr nje zanat. Por, ne te gjithe kete sistem zinxhir, kryesocialisti thekson se sot dhe gjithe diten mungon sensi i orientimit. "Nuk ka asnje pike referimi per prinderit dhe per nxenesit. Ka vetem fjale pas fjale, rast pas rasti, mundesi pas mundesie, nje corganizim te organizuar nga vete nevoja e njerezve per te marre arsim. Kjo duhet te ndryshoje", shprehu bindjen kreu i selise roze. Rama ka premtuar se cdo vendim qe do te ndermarre ne qeverisjen e pas 28 qershorit do ta beje ne konsultim me grupet e interesit, edhe ne fushen e arsimit privat apo publik. "Kur une them qe ne duam te bashkeqeverisim qofte fshatin, qofte sistemin shendetesor apo qofte konkretisht sistemin tone arsimor, une nenkuptoj qe i kemi te gjitha mundesite qe te mos humbasim tjeter kohe te cmuar dhe mos te bejme gabime te perseritura per shkak te mungeses se komunikimit dhe dialogut me boten tuaj", shpjegoi kryesocialisti planin e tij per qeverisjen e kater viteve te ardhshme, ne rast te fitores te zgjedhjeve te 28 qershorit.
Blushi ne Korce: S'jam per te kerkuar vota
Deputeti i Partise Socialiste, Ben Blushi, i pranishem dje ne qytetin e Korces, ka folur per programin me banoret, per problemet qe i shqetesojne ata, si dhe per listat e borxheve me ushqime, te cilat ai i cilesoi me keqardhje qe jane me te gjata se gjatesia e fizike e Sali Berishes. Ai diskutoi me banoret e lagjes numer 6 te Korces per arsyet perse ata duhet te votojne. "Nuk kam ardhur per te kerkuar vota, por per te pare fytyren e vertete te varferise", u shpreh zyrtari socialist. Ai beson se njerezit kane nevoje per nje shprese. "Kane nevoje per nje shprese per te pare njerez qe kane vetem nje projekt, jo se si te marrin votat e tyre, por se si te mundin varferine. Ne kemi dale ne kete gare zgjedhore per te mundur varferine ne Shqiperi dhe pa dyshim per ta mundur ate edhe ne Korce", shprehu bindjen Blushi.