Gjinushi: Reforme arsimore reale
Kryetari i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, premtoi diten e djeshme gjate nje takimi ne komunen Sheze te Peqinit, Qarku i Elbasanit, zhvillimin e nje reforme arsimore reale. "PSD eshte per ate qe i riu te kete te njejtat mundesi e cilesi shkollimi si ne fshat dhe ne qytet, si ne shkolle privat e publike; reformen ne bujqesi ne nuk e kuptojme thjesht per te zhvilluar bujqesine, por qe rinia ne fshat te pergatitet si kontigjent i domosdoshem per qytetet e ardhshme", deklaroi Gjinushi. Sipas tij, fitorja do i takoje bashkimit per ndryshim sepse koalicioni me Berishen, eshte nje koalicion me te shkuaren.