E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipoteka, shperndahen 43 tapi

Shperndahen tapite e tjera ne kryeqytet, duke sjelle ne kete menyre legalizimin e 43 banesave ne kryeqytet. Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne Bashkepunim me Agjencine Rajonale te ALUIZN-it Tirane, organizuan shperndarjen e certifikatave te pronesise per 43 qytetare, te cilet kane aplikuar lejet e legalizimit prane ZVRPP Tirane. Kjo ceremoni eshte organizuar ne mbeshtetje te nje procesi qe ka filluar me pare per shperndarjen e certifikatave te pronesise si pasoje e regjistrimit te lejeve te legalizimit. Praktikat te cilat jane perpunuar dhe ndodhen ne proces perpunimi jane ne shifra te medha dhe qytetaret kane treguar interes te madh per te bere aplikimin e nevojshem prane Zyrave Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Zv/kryeregjistruesja e Republikes se Shqiperise, Sonila Jazaj, e pranishme ne kete ceremoni, u shpreh se procesi i regjistrimit te lejeve te legalizimit po ecen me ritme te shpejta dhe u beri thirrje qytetareve te aplikojne prane ZVRPP-ve, menjehere pasi te jene njoftuar nga ALUIZN-i. Ajo u shpreh se procesi i regjistrimit te lejeve te legalizimit eshte shtrire ne te gjithe territorin e Republikes dhe po ecen me ritme shume te shpejta. Zyrat Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme raportojne se fluksi i aplikimit te qytetareve eshte i madh dhe niveli i perpunimit te praktikave nga ana e ZVRPP-ve i pergjigjet kerkesave qe kane qytetaret. Procesin e ka permiresuar dukshem dhe e ka rritur shpejtesine e perpunimit te praktikave edhe hartimi i nje udhezimi te posacem per pronat e legalizuara nga ana e Zyres Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, ne permbushje te ligjit per regjistrimin e pasurive te paluajtshme, dhe Vendimeve te Keshillit te Ministrave, ka hartuar nje udhezim te brendshem per regjistrimin e pasurive te paluajtshme te fituara me ane te ligjit per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e zonave te ndertimeve informale. Udhezimi u eshte shperndare te gjitha Zyrave Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, te cilat tashme do ta kene me te lehte procedimin e regjistrimit te pasurive te legalizuara, duke permbushur detyrimet ndaj qytetareve ne nje kohe me te shpejte. Qytetari, i cili ka marre nje leje legalizimi nga Agjencia Rajonale e Legalizimit, do te informohet nga kjo e fundit per percjelljen e dokumentacionit nga ana e saj prane ZVRPP-se perkatese. Qytetari ne kete moment duhet te paraqitet prane ZVRPP-se perkatese me njoftimin e ALUIZN-it dhe te beje pagesen e tarifes se sherbimit prane sporteleve te ZVRPP-se. Zyrat Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, duke filluar qe nga ky moment, duhet ta shqyrtojne kerkesen brenda 15 diteve. ZVRPP-te nuk kane te drejte t'i dergojne qytetarit Akt Verifikimi dhe per cdo lloj paqartesie apo mungese dokumentacioni duhet t'i drejtohet Zyres Rajonale te Legalizimeve.

Ne perfundim te procesit qytetari do te pajiset me Certifikate Pronesie ne rastet kur zona eshte ne Sistemin e Ri te Regjistrimit te Pasurive te paluajtshme, ose me Vertetim Pronesie ne rastet kur zona perkatese nuk eshte ne Sistemin e Ri te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Ne rastet kur Zyrat Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme nuk do te permbushin detyrimet ndaj qytetareve, do te kene sanksione administrative nga ana e Zyres Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. A.G


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›