E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë,kapet peshkarexha italiane 6 milje larg bregdetit

Një peshkarexhë italiane është kapur në ujrat territoriale shqiptare nga rojet bregdetare të Pashalimanit. Ekuipazhi i peshkarexhës pretendon se janë gjendur rastësisht në ujrat shqiptare për shkak të një avarie në anije. 

VLORE- Roja bregdetare e Vlorës ka ndaluar një peshkarexhë italiane me në bord 6 persona. Sipas peshkatarëve, anija gjendej në ujrat shqiptare për shkak të një avarie. Sipas burimeve nga policia kufitare, ekuipazhi i peshkarexhës rrezikon një gjobë shumë të lartë. Anija është sinjalizuar përmes radarit, dhe më pas ka filluar menjëherë kontrolli i zonës duke lokalizuar peshkarexhën italiane, pasditen e djeshme. Sipas peshkatarëve italianë, anija ka pësuar një defekt dhe janë gjendur në ujrat shqiptare për shkak të rrymave të detiti. Ata bëjnë të ditur se kanë tentuar disa herë të lidhen me radio me portin e Brindizit, por kjo lidhje ka qenë e pamundur. Policia kufitare mban të sekuestruar mjetin, ndërkohë që nuk dihet cila do të jetë masa konkrete kundër tyre.
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›