E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ftesa ne NATO, sot festa ne "Skenderbej"

Marrja e fteses per ne NATO nga ana e Shqiperise ka bere qe ne fundjave ne menyre te vazhdueshme ne kryeqytet te festohej ne lidhje me kete eveniment, ku shkollat e karatese, akrobacise etj. performuan ne ne kryeqytet. Por festimet do te vazhdojne me nje koncert festiv, i cili do te mbahet ne sheshin "Skenderbej" ne oren 19.00 te pasdites se sotme. Ky koncert eshte i organizuar nga ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe pritet te sjelle ne skene kengetaret me me ze te momentin, duke i dhene ngjyra teper te ndezura kesaj feste legjitime te shqiptareve, pikerisht diten e 7 prillit, ku 69 vjet me pare vendi u pushtua nga fashistet italiane, nje simbolike e qarte . Koncertet festive me rastin e marrjes se fteses per ne NATO jane zhvilluar nga partite politike dhe Qendra Nderkombetare e Kultures ne Tirane. Nga ana tjeter edhe vete qytetaret kane festuar ne menyre spontane marrjen e fteses nga ana e Shqiperise per tu bere anetare me te drejta te plota ne NATO.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›