"Shqiperia ka progres, mbeshtetje per ne BE"
Reforma ne drejtesi dhe lufta kunder korrupsionit jane dhe sfidat kryesore para te cilave gjendet Shqiperia. Kjo eshte ajo cfare ka deklaruar ambasadori gjerman ne Shqiperi, Bernard Ohard, duke komentuar ecurine e Shqiperise drejt integrimit euroatlantik dhe Bashkimit Evropian. Diplomati gjerman flet gjithashtu edhe per te ardhmen e Shqiperise ne Bashkimin Evropian, duke shpjeguar edhe hapat qe duhen permbushur per kriteret e permbushjes se Kopenhagenit. "Kushtet paraprake per anetaresimin ne BE jane permbushja e kritereve te anetaresimit te Kopenhagenit dhe jane keto si me poshte, stabiliteti institucional si garanci per shtetin ligjor, demokraci dhe te drejtat e njeriut e minoriteteve, nje ekonomi tregu funksionale e afte per te perballuar konkurrencen brenda BE-se, si edhe aftesia per te marre persiper detyrimet cka rrjedhin nga anetaresimi, cka nenkupton zbatimin e ligjeve dhe politikes se BE-se", sqaroi Ohard. Sipas tij, pa hapa te metejshem ne keto dy fusha do te jete e veshtire te merren persiper te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga anetaresimi ne BE. Po keshtu ambasadori gjerman ne Shqiperi ka komentuar edhe reformen ne drejtesi dhe luften e qeverise kunder korrupsionit. "Ne e kemi mirepritur ligjin per reformen ne drejtesi, i cili u realizua pak kohe me pare ne bashkepunim te ngushte midis qeverise dhe opozites. Gjithashtu ne kemi konstatuar dhe pershendetur edhe progresit ne luften kunder korrupsionit", deklaroi diplomati gjerman. Sipas tij, Gjermania dhe BE e mbeshtesin Shqiperine edhe ne kapercimin e ketyre sfidave, por pikerisht per luften kunder korrupsionit, keto vende e dine qe me gjithe progreset e deri tanishme, ka akoma shume per te bere. Duke vijuar me tej, Ohard ka komentuar edhe mbi progresin qe ka bere Shqiperia per anetaresimin ne NATO si edhe sfidat e metejshme. "Ne edhe partneret tane ne NATO njohim progresin e reformave te Shqiperise si edhe rolin pozitiv te vendit tuaj ne rajon. Deri para zhvillimit te samitit te Bukureshtit, Shqiperise i duhej te bindte qeverite e ndryshme, me pas duhet te binden edhe Parlamentet, te cilet shpresojme te ratifikojne se shpejti hyrjen e Shqiperise ne NATO", tha ai. Per diplomatin gjerman, menyra me e thjeshte per ta realizuar kete eshte duke cuar perpara reformat. Perpos ceshtjeve te anetaresimeve ne strukturat euroatlantike, ambasadori gjerman ne Shqiperi eshte ndaluar edhe mbi tragjedine me te fundit te ndodhur ne Gerdec. "Tragjedia e ndodhur ne Gerdec na tronditi te gjitheve. Kancelarja Merkel dhe Ministri i Jashtem Shtalmajer, u kane shprehur ngushellimet qeverise suaj. Nje dite pas tragjedise qeveri federale gjermane dergoi nje avion me ndihma humanitare", deklaroi Ohard. Sipas tij, me ndihmen e kryqit te kuq gjerman u be e mundur dergimi materialeve mjekesore per mjekimin e rasteve me djegie, me nje vlere rreth 60 mije eurosh, duke theksuar se, hetimet sikurse jane vene ne dijeni nga akuzat e publikuara ne gazeten "Nju Jork Tajms", lidhur me eksportin e municioneve po ndiqet me vemendje nga ne, por edhe ne gjermani nga parlamenti yne.
Denis Dedej
Denis Dedej