E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka: Te vegjlit kane te drejte te flasin

Kryetari i PAD, Neritan Ceka ka kritikuar partite e medha per menyren e hartimit te Kodit Zgjedhor dhe permbajtjen e tij.

Gjate fjales se tij ne Parlament, Ceka ka mbeshtetur protesten e LSI kunder ketij kodi, si dhe ka theksuar se reforma e hartuar nga PD e PS nuk ploteson kushtet, por eshte sipas tij “ne konflikt interesi”.

“Per disa gjera nuk jane vetem te medhenjte, por edhe te vegjlit duan te thone te tyren. Eshte nje padrejtesi qe i eshte bere LSI-se. Po perjashtohet nje parti qe eshte e treta ne Kuvend. Gjerat duhen thene ashtu sic jane dhe une them se ketu nuk ka reforme zgjedhore. Per ke eshte bere reforma, per votuesit apo per veten tone? Kemi konflikt interesi per kete reforme”, ka deklaruar Ceka.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›