E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Kodi, per interesat e shqiptareve

Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj gjate fjales se saj ne Kuvend, ka deklaruar se angazhimi i PS ne hartimin e Kodit Zgjedhor ka qene per te mbrojtur interesat e shqiptareve.

“Ne jemi ne Parlament per interesat e shqiptareve, qe meritojne zgjedhje te pakushtezuara nga grupe te caktuara. Ky Parlament eshte i shqiptareve, te cileve ne keto 17 vjet u kemi dhene motive per te qene te deshperuar. Por sot kemi te bejme me nje reforme per te cilen PS ka investuar shume. Per here te pare ne historine shqiptare, Kuvendi realizon 8 muaj para zgjedhjeve nje Kod te ri Zgjedhor”, ka pohuar Leskaj.

Me tej deputetja socialiste ka shprehur keqardhjen e saj per mungesen e besimit tek partite e vogla, te cilat e kane kundershtuar kodin.

“Per fat te keq kriza e besimit eshte ende e forte mes paleve. Megjithate, eshte bere cdo perpjekje e mundshme qe ky kod te hartohet me transparence dhe te votohet po keshtu ne Parlament”, ka shtuar Leskaj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›