Kuti per ankesat ne burgje

OSBE ne Tirane ka financuar kete projekt, duke i dhene mundesine e ankimimit te denuareve qe deri me pare mund te pengoheshin per nje gje te tille nga autoritetet e burgut.
Kutite do te hapen vetem nga perfaqesuesit e avokatit, ndersa demonstrimi eshte kryer paraditen e se martes ne Vaqarr.
“Ky eshte nje hap i rendesishem per te reformuar sistemin e burgjeve ne Shqiperi. I drejtohem te denuarve qe te shkruajne per te gjitha”, ka deklaruar ambasadori i OSBE, Robert Bosch.
Te pranishem ne ceremoni ishin edhe avokati i popullit Ermir Dobjani dhe ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj. “Te burgosurit te shprehin cdo shqetesim qe mund te kene ne burg”, ka pohuar Dobjani.
Ndersa ministri Alibeaj eshte shprehur: “Te qenit ne burg do te thote se njerezit qe ndodhen te izoluar per fajin e tyre, te dalin prej ketej te integruar”.