Miniera e vdekjes, banorët vazhdojnë të punojnë
Edhe pas aksidenteteve të ndodhura pranë minierës së kromit në Bulqizë, sërish banorë të zonës për shkak të varfërisë vazhdojnë të gërmojnë në materialet që nxirren nga tunelet e galerisë edhe pse kjo gjë u kushton me jetë.
BULQIZË- Banorët e Bulqizës vazhdojnë të punojnë në stokun e kromit, i cili ndodhet jashtë mureve të minierës, material i cili nxirret prej punëtorëve nga brenda galerisë. Kushtet e vështira ekonomike i kanë shtyrë banorët e Bulqizë që edhe pse rrezikohen me jetë të gërmojnë në stokun e kromit për ta shitur më pas atë në tregun e zi.
Aksidenti më i fundit ishte ai i disa ditëve më parë, ku një 29 vjeçar mbeti i plagosur pasi goditi me mjetet e punës një granatë teksa po mblidhte krom. Mundësitë e pakta që kanë banorët e zonës i kanë detyruar për të mbledhur materialin që për ta bëhet i çmuar në momentin që mundin të fitojnë ato pak para për të mbajtur familjet e tyre.
Pavarësisht aksidenteve të shpeshta të ndodhura si brenda ashtu edhe jashtë galerisë së minierës, sërish banorët tentojnë ti afrohen rrezikut duke mos pyetur për pasojat. (a.r/news24/balkanweb)