Patozi: Kodi i ri, garanci per zgjedhjet

“Ne sot jemi ne stacionin fundor te reformes elektorale, qe nisi me kembe te mbare kur deputetet votuan ndryshimet kushtetuese. Ne sot kryem nje nga angazhimet tona duke lene pas nje nder prioritetet absolute, pasi po shtrojme terrenin e sigurt te zgjedhjeve te ardhshme”, ka pohuar Patozi.
Ai ka theksuar se kodi i ri jep te gjitha garancite per zgjedhje te ndershme, por ka nenvizuar se per kete nevojitet edhe vullneti i paleve politike.
“Kodi eshte nje garanci shume e rendesishme per zgjedhje te lira e te ndershme, por nuk eshte vete garancia. Kjo, pasi ky vullnet i paraqitur ne Parlament duhet te tregohet edhe me tej. Ne jemi te vendosur qe ta cojme kete vullnet perpara”, ka deklaruar Patozi.
Ai ka shtuar me tej se kodi i ri eleminon te gjitha problemet qe jane konstatuar ne zgjedhjet e meparshme. “Kodi i jep lamturmire Dushkut, certifikatave qe kane qene nje plage per zgjedhjet, si dhe u jep lamtumire listave masakruese”, ka shtuar Patozi.