Ceka: Unë, kandidati i duhur për president. Marr konsensusin e të dy palëve
Share
Neritan Ceka e sheh veten si një president që mund të kënaqë të dyja forcat kryesore politike. Ndonëse deklaron se është përfshirë në garë nga të tjerë dhe jo me vetëkandidim, Ceka shprehet se i përmbush të gjitha kriteret për kreun e shtetit.
“Në emrin tim, në karrierën time, por jo në ambicien time, plotësohen disa nga kriteret e domosdoshme, të jetë dikush mbi partitë politike, që ka një përvojë të gjatë parlamentare, që ka bërë diçka për Shqipërinë, dhe nuk vjen direkt nga anonimiteti dhe të jetë dikush që përfaqëson diçka nga historia e Shqipërisë”, tha Neritan Ceka, kandidat për president, për AS.
Kandidat në 2007 përballë Bamir Topit dhe Fatos Nanos, Neritan Ceka shprehet se në kushtet aktuale kushtetuese, gjasat për një president konsensual janë pothuajse 0.
“Presidenti konsensual në kushtet e tanishme është pothuajse i pamundur. Të jemi realist që është një president i cili duhet të dalë nga Kushtetuta dhe nuk ka asnjë arsye, e cila mund të imponojë një zgjidhje tjetër”, tha Ceka.
Po minimale, Ceka sheh dhe shanset që ish kryeministri Fatos Nano të ulet në karrigen e Bamir Topit. “Në kuptimin kushtetues nuk ka shumë shanse”, vijoi ai.
Por nisur nga përvoja e tij në politikë në krah të kryeministrit dhe në të njejtën linjë me deklaratat e ambasadorit Arvizu, emrat aktual që lakohen për presidencë, do të digjen për t’ia lënë vendin presidentit surprizë. “Natyrisht që kjo është mëse evidente, besoj që nuk do të jetë e papritura që do të ndodhi”, përfundon ai.