Ambasadori holandez: I kënaqur që Rama takoi Metën. Presidenti të mos ketë profil të lartë politik
Flet ambasadori i Hollandës, Henk G.C. van den Dool. Vlerëson dy forcat e reja politike, Aleanca Kuq e Zi dhe Fryma e Re Demokratike dhe deklaron se shqiptarët nuk janë mësuar me idenë se udhëheqësit duhet të punojnë për ta. Kriteret pwr presidentin: Duhet të jetë dinjitoz, do të ishte shumë mirë që ai mos të kishte një profil shumë të lartë politik, mos të ishte i lidhur me regjimin e të kaluarës, do të ishte vërtet shumë mirë nëqoftëse ai do të ishte përmbi çdo lloj dyshimi në lidhje me korrupsionin, integritetin e tij.
Bisedoi: Ilva Tare
Tonight, Ora News
Në 17 maj është dita ndërkombëtare kundër homofobisë. ju do të merrni pjesë në një manifestim në Tiranë. Çfarë do të ndodhë ekzaktësisht atë ditë?
Besoj që ju e dini që ambasada dhe unë personalisht kam qenë shumë aktiv në promovimin e të drejtave të njeriut, sigurisht edhe të drejtat e minoriteteve seksuale. Unë kam qene në Shqipëri për katër vjet dhe kam qenë aktiv në një sërë mënyrash në këtë fushë. Ajo që unë e gjej shumë interesante është se ajo çka do të ndodhë javën tjetër, do të jenë një sërë evenimentesh, të organizuara nga organizata shqiptare, jo nga ne, por organizata të cilat punojnë për të drejtat e njeriut. Unë jam i kënaqur që do të marr pjesë në to dhe do të tregoj mbështetjen time. Ajo që unë dua të theksoj është se këto janë aktivitete të organizuara nga shqiptarët dhe jam i sigurt që tre apo katër vite më parë, një gjë e tillë do të kishte qenë e pamundur. Dhe unë shoh se ka një rrugë për të bërë. Ka lëvizje. Ka homoseksualë shqiptarë, të cilët janë tani të gatshëm të thonë se unë jam gay. Ajo që më duket shumë interesante, është se kur para disa javësh, ka pasur një deklaratë nga një zëvendësministër shqiptar në lidhje me homoseksualitetin, nuk ka pasur reagime vetëm nga komuniteti ndërkombëtarë, por edhe nga komisioneria për anti- diskriminimin, zonja Baraku, Avokati i Popullit zoti Totozani, madje edhe nga Kryeministri. Pra, ne nuk jemi atje ku duhet, por unë jam optimist.
Po deklaratën e zoti Spahia si e cilësoni? Mendoni se ka njerëz të tillë që mendojnë si ai?
Me siguri që ju e keni parë reagimin publik të BE-së, pjesë e të cilës kam qenë edhe unë, nuk dua që të harxhoj shumë kohë me këtë, por më lejo të them që injorantë ka gjithandej. Unë ndjej që njerëzit duhet të edukohen në lidhje me këtë. Është e rëndësishme që njerëzit të informohen, të edukohen. Dhe ajo që unë e gjej fare të papranueshme dhe prandaj besoj se ka qenë arsyeja që ne e iniciuan atë reagim është kur një gjë e tillë del nga goja e një zyrtari të kabinetit qeveritar, sigurisht të gjithë kanë të drejtën të kenë opinionin e tyre, por duke qenë në pozicionin e një anëtari të kabinetit qeveritar, që aspiron për tu bërë vend anëtar i BE-së, nuk mund të thuhen gjëra të tilla.
A mendoni se mënyra apo procesi se si do zhvillohet zgjedhja e Presidentit të Republikës do të ndikojë në dhënien apo jo të statusit?
Mendoj se po dhe nuk besoj se jam i pari që po e them këtë gjë. Besoj se një numër kolegësh të mi, madje edhe Komisioni Europian e ka bërë këtë gjë shumë të qartë, sepse ne jemi shumë të interesuar për mënyrën sesi procesi do të marrë formë dhe do të eci. Ne kemi thënë që i gjithë procesi që çon tek zgjedhja e presidentit, nuk po flasim për njerëzit, sepse nuk besoj që BE-ja, do të favorizonte njërin apo tjetrin kandidat. Procesi është ai që do të tregojë një lloj maturie të partive politike në Shqipëri, prandaj është dhe një kohë shumë interesante. Unë jam shumë i kënaqur që po shoh zotin Meta që po takohet me zotin Rama, PD që po flet me partitë e tjera, sepse ne do të ndjenim që Kushtetuta shqiptare preferon një president konsensual, një kandidat që do të merrte sa më shumë vota, që do të ishte e mundur dhe ne mendojmë se do të ishte tregues për një pjekuri demokratike të partive, për të arritur në një kandidat të tillë dikë që e ka mundësinë të përfaqësoj unitetin e Shqipërisë si një vend dhe gjithashtu mund të mbrojë kushtetutën Shqiptare.
Ambasadori amerikan u shpreh se preferohet një President në raundin e parë, çka do të thotë konsensual. Qeveria hollandeze e ka një preferencë të tillë apo mund të arrihet edhe në mënyrën tjetër kushtetuese, 71 vota?
Unë do të preferoja një president në raundin e parë me 140 vota, sepse një president me një mazhorancë sa më të madhe të jetë e mundur, do të ishte mënyra e vetme për të përfaqësuar unitetin e këtij vendi dhe sipas kushtetutës presidenti, nuk është një institucion politik dhe prandaj do të ishte e mrekullueshme, nëqoftëse ky parlament do të kishte mundësinë ti kalonte ndryshimet politike dhe të gjenin një personazh, i cili nuk do të ishte vetëm i pranueshëm, por të kishin një njeri që të rrinte mirë në karrigen e presidentit. Kushtetuta parashikon 4 raunde nëse 3 të parat dështojnë, është edhe variant i fundit me një zgjedhje me shumicë të thjeshtë votash. Por sigurisht unë nuk mund të komentoj për këtë gjë, por kjo mund të jetë një parashikim i zgjuar në Kushtetutë, në mënyrë që të përjashtohet një tmerr pafund, sepse vendi ka nevojë për një president, por mesa kuptoj unë Kushtetuta është e shkruar në frymën e një presidenti të zgjedhur me një numër sa më të madh votash. Unë nuk dua të hyj me emra konkret, por mendoj se në Shqipëri keni emra të tillë. Duhet të jetë dinjitozë, do të ishte shumë mirë që ai mos të kishte një profil shumë të lartë politik, mos të ishte i lidhur me regjimin e të kaluarës, do të ishte vërtet shumë mirë nëqoftëse ai do të ishte përmbi çdo lloj dyshimi në lidhje me korrupsionin, integritetin e tij.
Për dy vite me radhë Shqipërisë i është refuzuar statusi kandidat, për shkak të kriterit politik. Cilët janë kriteret me të cilët kemi më shumë probleme, ato teknike apo ato politike?
Unë mendoj për të qenë shumë i sinqertë, ne besojmë që flasim për procesin politik më shumë sesa për atë teknik dhe për të qenë i sinqertë, deri në fund për ta quajtur ketë një proces teknik, është një mënyrë kamuflazhi për të fshehur atë që është e vërtetë. Sapo Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat, ne pamë që ajo që ishte më e nevojshme ishte dialogu politik. Ka 12 kritere kryesore, të cilat janë caktuar që në vitin 2010, ato ndoshta janë vendosur në një gjuhë teknike, por ato kanë të bëjnë në thelb me dialogun politik dhe këto 12 kritere kryesore, nuk janë shumë të vështira. Unë gjithmonë kam ndjesinë se vende si Maqedonia, Bosnja kanë disa herë më shumë probleme më të vështira sesa Shqipëria dhe në Shqipëri në fakt është vetëm çështja e dialogut politik, ai që çalon. Ajo që unë shoh tani është që nga nëntori i vitit të kaluar ka një lloj dialogu d
