OBSH: Shqipëria, vend i bekuar që ka Berishën kryeministër!!!
Share
Shqipëria është një vend i bekuar që ka një kryeministër, i cili tregon një përkujdesje të veçantë për politikat shëndetësore.
Kështu është shprehur drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën Znj Suzana Jakab, gjatë vizitës së saj zyrtare në vendin tonë, ku ka vlerësuar përparimin e bërë gjatë viteve të fundit.
Drejtoresha e OBSH-së falenderoi gjithashtu edhe Ministrin e Shëndetësisë për rolin drejtues në forcimin e sistemit shëndetësor.
Kështu raporton televizioni qeveritar ABC News. Dhe ne kështu themi, jemi me fat që kemi këtë person kryeministër!