Ceka: Zhurma e PS, alibi per humbjen

"Pretendimet dhe zhurma qe po ben kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne lidhje me kartat e identitetit, eshte nje alibi qe po perdor ai per te justifikuar humbjen e sigurt ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit". Kjo eshte deklarata e bere nga presidenti i Partise Aleanca Demokratike, per gazeten "Koha Jone", mbi shqetesimet e ngritura here pas here nga Partia Socialiste per ceshtjen e shperndarjes se leternjoftimeve. Ai sqaron se Rama e dinte qe ne momentin kur u bene ndryshimet Kushtetuese dhe per me teper ne momentin kur u miratua Kodi i ri Zgjedhor, se nuk do te hyhej ne zgjedhje pa karta identitetit ose pasaporta. "Dinte dhe afatet kohore, por atehere nuk foli. Ndersa tani, gjithe kundershtite, paralajmerimet, jane nje alibi per te justifikuar humbjen. Sot ai nuk duhet te flase me per Kodin apo per kartat e identitetit", shpjegoi Ceka shqetesimet e socialisteve. Perpos kesaj, edhe nenkryetari i Partise Aleanca Demokratike, Arben Demeti, u shpreh ne te njejten linje. Ai tha se problemi eshte qe Partia Socialiste po e perkeqeson situaten dhe po e pershkallezon sepse keshtu e gjykon. "Kjo i sherben per nje alibi, sepse qe atehere ka nje marreveshje midis Rames dhe Berishes mbi keto pune", deklaroi per "KJ", Demeti. Ndryshimet e fundit Kushtetuese, sipas nenkryetarit te PAD-se, u bene per dy arsye, qe Rama te marre keshtu lidershipin ne partite e majta dhe e dyta, te pastrohet nga xhaketat e vjetra dhe mendjen e ka te mbledhur, humbjen e ka te sigurt dhe te parashikuar. "Nuk ka asnje lidhje me ate elektorat, por ka si qellim t'i sherbeje vetvetes nepermjet pushtetit politik, te uzurpuar nga PS-ja, t'i sherbeje dhe interesave ekonomike dhe per t'u mbrojtur nga goditjet e mundshme qe mund t'i vijne", deklaroi Demeti. Sipas tij, Berisha i ka ne dore materialet shtrenguese, ka dosjet e korrupsionit, ka dosjet e Lustracionit, ka edhe dosjet e perversiteteve, fotografi, albume, filmime. Ai sqaron se gradualisht gjate kesaj kohe, kane dale te dhenat dhe PD eshte bere me agresive, duke akuzuar drejtperdrejt, i ka nxjerre nje pjese te materialeve dhe nje pjese i ka akoma aty. "Por Partia Socialiste, per te ardhur deri tek dita e zgjedhjeve, do te gjeje elemente te ndryshem qe lidhen me plotesimin e kushteve per nje proces zgjedhor te rregullt dhe te ndershem", theksoi Demeti. Ai vijon te me tej, se kjo parti do te dale te kartat e identitetit, me pas tek dicka tjeter, me vone zhvillimet, pastaj tek fushata, deri ne menyren se si do te votohet dhe menyren se si do te numerohen votat etj. "Te gjitha keto, do te jene elemente qe do te cojne drejt nje kontestimi", tha nenkryetari i PAD. Aleanca Demokratike eshte e mendimit se nuk ka asnje lloj diskutimi, qe zgjedhjet fitohen qartazi nga Partia Demokratike. "Ne keto kushte, Edi Rama eshte nje nga njerezit me te qarte ne kete drejtim, por do te perpiqet, do te gjeje shkaqe te ndryshme. Kemi informacione qe po shkon drejt kesaj dhe do te vije drejt nje kontestimi zgjedhor te fuqishem ne fund, qe do ta kete si alibi. Ai eshte me i qarte se te gjithe qe humbi, por do te beje nje kontestim te forte, mundesisht te shkoje drejt nje bojkotimi te zgjedhjeve", rrefeu Demeti.