E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja sulm, per nje fitore te madhe

Kombetarja, me mbeshtetjen e fuqishme te tifozeve shqiptare, premton se nuk do te dorezohet, deri ne permbushjen e synimit, qe te fitojne ndeshjen e radhes, ndaj Hungarise. Sonte, (ora 20.30), ngjyrat kuqezi pritet te pushtojne stadiumin "Qemal Stafa". Biletat jane shitur te gjitha. Sakaq, ekipi yne mbylli dje pergatitjet per sfiden e gjashte te eliminatoreve te Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010"dhe mbetet qe fjalen e fundit ta thote fusha e blerte. Kombetarja synon te hedhe nje hap me tej drejt suksesit, ne rast se fiton ndaj Hungarise, duke qene se eshte rivali i drejtperdrejte, per vendin e katert ne grupin e pare. "Humbja ne Hungari", - theksoi Lorik Cana-erdhi me shume per dobesine tone, sesa per meriten e ketij kundershtari. Me skuadra me te forta kemi luajtur me nje skeme, per te mos iu lene hapesira ne mbrojtje". Sonte ne mbremje kuqezinjte do te luajne me deshire te madhe, qe te fitojne dhe per te bindur tifozet, se edhe e vetmja humbje e pesuar ne pese ndeshjet e para, ka ardhur prej deshires se madhe qe te fitohej ajo. "Me Hungarine kemi pasur nje deshire plus per te fituar, edhe ndeshjen e pare. Menyra e lojes beri qe te hapemi me shume e si rrjedhoje te ndeshkohemi nga Hungaria. Kjo ka qene arsyeja pse jemi mundur me Hungarine. Gjithcka ka ardhur nga deshira e madhe qe kishim per fitore". - shprehet Cana. Por nuk do te ndodhe e njejta gje, ne ndeshjen e dyte, qe do te luhet sonte, sepse ekipi yne nuk do te perserise te njejtat gabime dhe tifozet qe i perkrahin, do te jene nje arme e forte, per te triumfuar ne fund. "Kemi tifozet ne anen tone dhe jemi me te motivuar per te fituar",-shprehet 25-vjecari kuqezi, qe shpreson se ekipi yne kombetar, do te arrije finalet e nje kompeticioni te madh, pak vite me vone. Demtimi i papritur i portierit Beqaj, apo barazimi dhe loja e dobet qe zhvilloi ekipi yne ne Malte, nuk do te ndikojne negativisht, ne sfiden e sotme. Zv/kapiteni i kombetares, Lorik Cana, para ndeshjes thote i bindur, se kundershtari nuk qendron me lart dhe te gjithe ata qe do te jene ne fushe, synojne te marrin maksimumin nga kjo ndeshje. "Lojtaret qe perbejne kombetaren shqiptare, jane cilesore dhe secili prej tyre di te mbroje me dinjitet fanellen e kombetares. Edhe kur ka ndonje mungese, forca e kombetares sone mbetet e njejte, prandaj besojme se do ta fitojme ndeshjen", - perfundon Lorik Cana.

Me nje sulmues, por nje kombetare sulmuese

Moduli i lojes se kombetares sone nuk do te ndryshoje, krahasuar me ndeshjet e kaluara. Skema do te jete po ajo: 4-3-2-1. Ndaj Hungarise mesfushoret do te kene si detyre qe te ndihmojne sulmuesin e vetem, i cili pritet te jete, Hamdi Salihi. Sulmuesi i Riedit qe ka qene titullar ne sfiden e pare, ndryshe nga ndeshja me Suedine, ku jemi mbrojtur me teper, do te kete ndihmen e vazhdueshme te ekipit. Ky do te jete ndryshimi qe pritet te sjelle Ari Han, ne perballjen e sotme me Hungarine. Isli Hidi do te jete ne porte, ne mungese te portierit Arjan Beqaj, qe eshte demtuar dy dite me pare ne stervitje. Elvin Beqiri, Debatik Curri, Armend Dallku dhe Lorik Cana do te vendosen ne mbrojtje. Klodian Duro, Ervin Skela, Altin Lala, Admir Teli dhe Ansi Agolli ose Ervin Bulku do te vihen ne mesfushe. Kjo do te jete ndeshja e gjashte e eliminatoreve per kombetaren tone, e cila ka grumbulluar deri tani gjashte pike. Hungaria ndodhet ne vend te dyte, me shtate pike, por me nje ndeshje me pak. Me shtate pike dhe dy ndeshje me pak se Shqiperia, Danimarka kryeson grupin tone, me te cilen do te perballemi kater dite me vone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›