Basha: Politikat e qeverisë, rol të madh në progresin e vendit
27/03/2009 Ekonomia shqiptare përballë krizës ekonomike ndërkombëtare
Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha ka deklaruar se Forumi i “Crans Montana”-s i shërben forcimit dhe rritjes së bashkëpunimit, sidomos për sa i përket klimës së biznesit në Shqipëri, pavarësisht situatës së krizës ekonomike botërore. Gjatë seancës së djeshme të Forumit kryediplomati shqiptar është shprehur se Shqipëria nuk e gjen veten mes krizës ekonomike globale, si rrjedhojë e rezultatit të politikave që ka ndjekur qeveria shqiptare në këto katër vitet e fundit. Sipas tij reformat kanë mundësuar që efektet e krizës financiare ndërkombëtare në Shqipëri të jenë të kufizuara. “Politikat e ndjekura nga qeveria kanë luajtur një rol të madh edhe në progresin që ka bërë vendi drejt integrimit në NATO dhe BE. Së shpejti ne do të marrim anëtarësimin e plotë në NATO dhe kjo patjetër që do të jetë fundi i një rruge të gjatë për Shqipërinë”, deklaroi ministri Basha. Duke u ndalur në anëtarësimin e vendit me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO), kreu i diplomacisë shqiptare tha se për më shumë se 10 vjet Shqipëria ka bërë përpjekje të vazhdueshme jo vetëm për reformimin e Forcave të Armatosura, por edhe të gjithë shoqërisë shqiptare, strukturave shtetërore e institucionale. “Gjatë këtyre 10 viteve ne kemi parë një transformim gradual të sigurisë në vend, por edhe konsolidimin e plotë të demokracisë në Shqipëri. Gjithashtu, ne kemi dëshmuar një vullnet të hekurt për reforma dhe ky është një përfitim ekstra që sjell procesi i integrimit”, tha. Ai ka nënvizuar faktin se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO pritet të jetë një faktor përcaktues për rritjen e investimeve në vend. Kryediplomati Basha solli në vëmendje shembuj të vendeve të tjera, të cilat në një situatë normale ekonomike, një vit pas anëtarësimit në NATO, kanë pasur rritje të investimeve të drejtpërdrejta në vendet e tyre nga 14-18 për qind. Duke u ndalur në pasojat pozitive që anëtarësimi ka sjellë për ekonominë shqiptare, Basha tha se rritja e investimeve të huaja në Shqipëri ka pasur një përparim të dukshëm, pavarësisht krizës. Sipas tij në vend ka pasur investime të ndjeshme në fushën e energjisë, turizmit, mineraleve etj., çka dëshmon se situata ekonomike në Shqipëri është e stabilizuar.