Ceka braktis opoziten, bashkohet me Berishen

Takimi mes dy politikaneve, dikur rivale te forte me njeri-tjetrin, u zhvillua ne zyren e kryeministrit Berisha. Rivaliteti me te cilin nisi per zotin Ceka ne takimin me Ramiz Aline ne 91-shin dhe kulmoi ne vitin 97, kur Ceka u vu ne krye te revoltes se armatosur kunder presidentit Berisha dhe me ngjarjet e vitit 98, me vrasjen e Azem Hajdarit, kur i ishte minister i Brendshem.
“Eshte nje lajm shume i gezueshem per PD dhe aleancen”, eshte shprehur kryeministri Berisha.
Me kete deklarate Neritan Ceka, i cili para pak kohesh mori me votat e demokrateve postin e nenkryetarit te Parlamentit, natyrisht i ka dhene fund edhe luhatjeve te tij te paradisamuajve, kur prishi aleancen me socialistet e Edi Rames dhe nisi bashkepunimin publik me Levizjen Socialiste per Integrim te Ilir Metes.
“Besoj se eshte nje lajm i mire per PAD qe te marre nje qendrim te sakte dhe te ndeze motorat ne fushate per nje fitore ne zgjedhjet e ardhshme”, ka pohuar Ceka.
Kjo deklarate eshte e paket per te shpejguar arsyet e verteta te zotit Ceka dhe largimit te tij nga aleanca me Ilir Meten, por si gjithmone kur vjen puna tek partite e vogla dhe sidomos para zgjedhjeve, ata kane treguar se me shume se parimet u intereson siguria nen sqteullat e dy partive te medha.