E Shtunë, 31 Tetor 2026

G99: Drejtësia të hetojë e qetë aferën e Gërdecit

Lëvizja G99 ka mbështetur nisjen e procesit gjyqësor ndaj atyre që ajo i cilëson si fajtore për tragjedinë e Gërdecit. Aktivisti i G99, Genci Kojdheli i ka bërë thirrje kryeministrit dhe maxhorancës që të ndërpresin presionet mbi sistemin gjyqësor dhe prokurorinë. 

TIRANE- Lëvizja G99 ka mbështetur nisjen e procesit gjyqësor ndaj atyre që ajo i cilëson si fajtore për tragjedinë e Gërdecit. G99 thekson se procesi ligjor për hetimin e tragjedisë së 15 marsit duhet të vendosë përpara drejtësisë përgjegjësit që e shkaktuan atë.

“Prokuroria duhet të vazhdojë të kryejë detyrën e vetë për të hetuar aferën e cila mori 26 jetë njerëzish më 15 Marsin e vitit të kaluar, pavarësisht presioneve të vazhdueshme nga mazhoranca qeverisëse”-u shpreh aktivisti i G99, Genci Kojdheli, gjatë një deklarate për mediat.

G99 i ka bërë thirrje kryeministrit dhe maxhorancës që të ndërpresin presionet mbi sistemin gjyqësor dhe prokurorinë.
Ndër të tjera, Kojdheli ka theksuar se opinioni publik shqiptar, të prekurit nga tragjedia e Gërdecit dhe partnerët ndërkombëtarë presin një gjykim të drejtë dhe të painfluencuar të tragjedisë së 15 marsit të shkuar ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.
(e.n/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›