Aksident në aksin Fier-Patos, 2 të plagosur
Dy persona janë plagosur në një aksident të ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos në afërsi të komisariatit të policisë së Fierit. Shkak i këtij aksidenti sipas policisë mësohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e njërës prej makinave që ka shkaktuar këtë aksident.
FIER- Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave, ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos në afërsi të komisariatit të policisë së Fierit. Ngjarja është shënuar pasditen e se enjtes teksa një makinë tip Pezho me targa të Fierit 9671 C me drejtues Arsen Merko është përplasur me një tjetër mjet tip kamion po me targa të Fierit 7793 C. Si pasojë është plagosur drejtuesi i automjetit Pezho ,25 vjeçari Merko, si dhe një tjetër person, që udhëtonte bashkë me të, 20 vjeçari Ardit Gremi. Sipas burimeve policore ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën ngiste makinën i riu Merko që ka shkaktuar këtë aksident. Të dy të dëmtuarit u dërguan në spitalin rajonal të Fierit nga ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (a.r/news24/balkanweb)