E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Nevojitet ligji për bashkëjetesën në komunitet

Kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama drekoi në familjen Tusha në kryeqytet ku dëgjoi dhe diskutoi për problemet dhe vështirësitë e përditshme që hasin sot banorët e Tiranës. Duke vënë në dukje nevojën për një ligj për bashkëjetesës në komunitet 

TIRANE- Çështjet e bashkëjetesës në komunitete dhe problemet e përditshme që hasin sot banorët e kryeqytetit, kanë qenë objekt i vizitës së kryebashkiakut Rama në familjen Tusha në Tiranë. Rama vuri në dukje domosdoshmërinë e një ligji të posaçëm që të rregullonte marrëdhëniet në komunitet ndërsa diskutoi me familjen Tusha me problemet që hasin në jetën e përditshme.
Rama theksoi i vendosur për të ndryshuar këtë realitet, pasi është nevojë gjithnjë e më e vazhdueshme e banorëve të Tiranës për ta ndryshuar këtë situatë. Rama gjithashtu u shpreh se pas 136 ditësh do merret seriozisht me problemet për të cilat sot asnjë nuk ka dashur të merret.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›