E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha prefektëve: Verifikoni familjet në nevojë

Në një takim me prefektët e të gjitha qarqeve të vendit kryeministri Sali Berisha, ka kërkuar prej tyre që të ngrihen grupe pune për të verifikuar familjet që janë vërtet në nevojë për të bërë më pas të mundur përfitimin e ndihmës ekonomike nga qeveria. 

TIRANE- Kryeministri i vendit Sali Berisha kërkoi gjate nje takimi qe ka patur sot me prefektët e të gjitha qarqeve të Shqipërisë që "të krijojnë grupe pune për të verifikuar familjet realisht në nevojë, që duhet të trajtohen me ndihmë ekonomike". Kreu i Qeverisë u ndal te problemi i shpërndarjes së ndihmës ekonomike qe sipas kryeministrit është e pandershme. Berisha tha se "është shumë e rëndë që ndihma të shkojë tek ata që marrin dy rroga në sektorin privat dhe nga ndihma ekonomike të mos përfitojnë ato familje që janë realisht në nevojë".edhe pse duke folur për varfërinë kryeministri tha se
"Shqipëria nuk hyn më në grupin e vendeve të varfra por në grupin e vendeve me një ekonomi mesatare. Kryeministri theksoi se "Qeveria ka krijuar një grup pune që do të rishqyrtojë tërësisht çështjen e ndihmës ekonomike". (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›