E Diel, 1 Nëntor 2026

Zace: Do rishikohen dosjet e KEMPI-t

S.Isaku

Rreth 120 mije dosje te personave me aftesi te kufizuara, ne te gjithe vendin duhet te jene verifikuar nese eshte perfituar ne menyre te rregullt, marrja e KEMPI-t nga Sigurimet Shoqerore. Ky vendim eshte marre nga institucioni me i larte social, pasi ne shume raste ka rezultuar se pagesa e invaliditetit, nuk eshte e drejte dhe perfitohet nga persona te cilet jane te afte.

Vendimi

Pak dite me pare Ministria e Punes ka marre vendimin per rishikimin nga e para te te gjitha dosjeve te personave, te cilet perfitojne pagesen e KEMPI-t. Zv/ministrja e Punes dhe Ceshtjes Sociale, Marjeta Zace ka pohuar se te dhenat e kontrollit te inspektoreve te punes ne qarqe, do t'i lejojne Ministrise se Punes te vendose per secilin person me aftesi te kufizuar, pagese financiare. "Duke filluar nga muaji mars, jane 120 mije dosje te cilat do te rishikohen ne te gjithe vendin, per sa i perket perfitimit te pageses se KEMPI-t. Kjo per vete faktin se kemi sinjalizime qe ne shume raste, abuzohet me dhenin e ketyre pagesave" ka pohuar Zace. Sipas saj, nje tjeter pike e rendesishme eshte edhe ndryshimi i mases se pageses per personat invalide. Kjo do te thote se te paaftet per pune qe perfitojne pagese KEMPI, do te paguhen me paga te ndryshme dhe kjo ne baze te shkalles se paaftesise qe paraqesin. "Tashme nuk do te jete nje pagese standarde per te gjithe personat, por ajo do te diferencohet sipas kategorive dhe shkalles se paaftesise se invalideve" ka pohuar Zace. Vendimi per ndryshimin e mases se pageses por edhe te rishikimit, ka ardhur pas denoncimeve te bera nga nje pjese e invalideve, te cilet nuk kane perfituar KEMP, pasi ne liste ka persona te tjere te cilet kane hyre padrejtesisht.

Perfitimi

Ky pension invaliditeti jepet per semundje te pergjithshme, por edhe per aksidente ne pune, si dhe per semundje te cilet jane marre nga puna qe ka kryer nje person. Ajo c'ka eshte e rendesishme eshte plotesimi i dokumenteve te percaktuara, si dhe nje miratim qe duhet marre nga Komisioni i KEMPI-t i cili jep "OK" per personat te cilet duhet ta marrin. Por sipas te dhenave te policise ne kete pike abuzohet, dhe mendohet qe 1/5 e personave qe e perfitojne ate, jane abuzues. Per sa i perket pageses se KEMPI-t sipas rregullave te percaktuara ai merret nje here ne muaj, nderkohe qe masa e perfitimit eshte e ndryshme dhe kjo, ne baze te tre kategorive te ndara.

Tabela

Dokumentet qe kerkohen

Certifikate lindje me fotografi.

Certifikate e gjendjes familjare.

Vertetimi i periudhes se sigurimit

Vertetim per profesionin apo natyren e punes

Raport mjekesor te gjendjes shendetesore para periudhes se sigurimit.

Raport mjekesor i lirimit nga ushtria, per ushtaret qe behen invalide gjate sherbimit ushtarak.

Vertetim per pagesen e paaftesise per pune, shkaktuar nga aksident ne pune/semundje profesionale ose semundje te pergjithshme (per punemarresin).

Flete drejtimi per ne KMCAP, nga institucioni shendetesor me shtreter, flete dalje nga spitali dhe ekzaminimet e dokumente te tjera.

Vertetim i mesatares se bazes se vleresueshme nga 01.01.1994 deri ne diten e lenies se punes.

Proces verbal i aksidentit ne pune.

Vertetim nga organet e prokurorise ose gjykates per rastet kur kerkohet te perfitohet nga Dekreti nr.758, date 01.04.1994 "Per nje mbrojtje te vecante te ushtarakut".

Vertetim tip i vjetersise ne pune per ushtaraket.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›