E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cekia: Mbeshtetje Shqiperise per integrimin ne BE

Rozeta Rapushi

Presidenti Bamir Topi, mori dje mbeshtetjen e homologut te tij cek, Vacslav Klaus per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian, nderkohe qe i beri thirrje opozites te rikthehet ne Kuvend per bashkepunimin jetik ne realizimin e reformave. Gjate takimit te zhvilluar ne "Pallatin e Brigadave" me Presidentin cek Klaus, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare dy ditore ne Tirane, kreu i shtetit shqiptar vleresoi marredheniet mes dy vendeve dhe u shpreh optimist per intensifikimin e tyre. Nderkohe qe homologu i tij cek, Klaus premtoi rritjen e bashkepunimit ne fusha te ndryshme me Shqiperine. "Erdha per te treguar interesin e Republikes ceke, per rritjen dhe zgjerimin e marredhenieve ne te gjitha fushat. Ne jemi te interesuar per marredheniet politike, ekonomike, tregtare, kulturore dhe turistike gjithashtu. Ne shpresojme dhe ju urojme me te miren, duke shprehur dhe deshiren per ta mbeshtetur te ardhmen evropiane te Shqiperise",-tha Presidenti cek. Sipas tij, per momentin Cekia e ka te pamundur te ratifikoje Traktatin e Lisbones, pasi ai eshte ne diskutim, ne Gjykaten Kushtetuese te ketij vendi. "Keshtu qe edhe sikur te doja te nenshkruaja Traktatin, une nuk mund ta nenshkruaj ate. Nenshkrimi i Traktatit te Lisbones nuk eshte e thene qe do te zgjeroje Bashkimin Evropian. Eshte nje keqkuptim i tmerrshem", sqaroi Klaus, per faktin se Cekia eshte nje nder dy vendet bashke me Polonine, qe ende nuk e kane ratifikuar kete Traktat. Nga ana e tij, Presidenti Topi, pasi vleresoi kontributin e Cekise ne hapat e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian, ftoi opoziten te kontribuoje ne kete proces, si nevoje e domosdoshme. "Vendi, sikurse cdo vend tjeter demokratik ka nevoje per nje marredhenie institucionale mes mazhorances dhe opozites. Vetekuptohet qe thirrja eshte e vazhdueshme per kete lloj bashkepunimi, i cili eshte jetik per te ardhmen e vendit. Ka mjaft ceshtje, edhe ne retrospektiven e afert ku pertej mosmarreveshjeve jane arritur konsensuse te rendesishme",-tha Topi. Sipas tij, sa me i mire te jete bashkepunimi mes partive politike, aq me i lehte do te jete edhe procesi i integrimit te Shqiperise. "Ajo qe kerkohet nga Evropa e bashkuar eshte vazhdimi i reformave dhe ne menyre te vecante te reformes ne fushen e drejtesise. Patjeter qe kerkohet bashkepunim, jo thjesht politik, por edhe formal per te arritur numrin e nevojshem te konsensusit per te miratuar reformat e medha ne drejtesi", vijoi Topi, duke shprehur njekohesisht bindjen se askush nuk do te pengoje integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›