Klaus, me Berishen e Topallin: Progres i forte
Ne diten e pare te vizites se tij ne Tirane, Presidenti cek Vacslav Klaus, zhvilloi takime edhe me kryeministrin Sali Berisha si dhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Kryeministri Berisha shprehu mirenjohjen e thelle per ndihmen dhe perkrahjen qe Klaus dhe Cekia i kane dhene Shqiperise, gjate gjithe periudhes se demokracise, duke vleresuar vecanerisht mbeshtetjen per integrimin e Shqiperise ne NATO dhe ne procesin e integrimit evropian. Gjithashtu e njohu me zhvillimet ne Shqiperi, ne luften kunder krimit te organizuar, korrupsionin si dhe reformat e kryera. Nga ana e tij Klaus, vleresoi se Shqiperia ka pesuar shnderrime te thella gjate ketyre viteve te fundit, si rezultat i reformave dhe perpjekjeve te qeverise shqiptare, te lidershipit te saj si dhe keto rezultate jane tashme para syve te te gjitheve. Gjithashtu, dy lideret biseduan edhe mbi rendesine e projekteve te medha evropiane qe kalojne neper Ballkan, duke i konsideruar ato si shume te rendesishme dhe jetike per zhvillimin dhe progresin e vendeve te Ballkanit. Ndersa ne takimin me kryetaren e Kuvendit, Topalli, Klaus, uroi qe Shqiperia te vijoje me sukses realizimin e reformave drejt integrimit te plote ne Bashkimin Evropian. Presidenti cek tha se, Shqiperia ka bere perparime te dukshme ne shume fusha, duke vene theksin tek ndryshimet ne infrastrukture dhe ne reformat e rritjes ekonomike. Duke i bere nje paraqitje te shkurter te zhvillimeve politike ne vend, kryetarja e Kuvendit theksoi se zgjedhjet e 28 qershorit plotesuan standardet e OSBE dhe u kryen ne menyren me transparente, mundesuar nga nje teknologji e nivelit te larte elektronik. Biseda u perqendrua ne bashkepunimin mes Shqiperise e Cekise ne fushat e zhvillimit ekonomik, vecanerisht ne sektorin energjetik dhe turizmin.