E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceku: 12 qershori, ditë e rëndësishme e historisë sonë të re

PRISHTINË- Për nder të 12 qershorit dhe në kujtim të të rënëve për lirinë e Kosovës, ministri për Forcën e Sigurisë se Kosovës Agim Çeku, dhe një delegacion i zgjeruar, bënë sot nderime në kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz.

Më pas, ministri Çeku dhe delegacioni, duke vazhduar që të nderojnë dhe respektojnë sakrificën e të gjithë ushtarëve dhe eprorëve të KFOR-it të rënë gjatë detyrave në mision në Kosovë, të shoqëruar edhe nga zv/komandanti i KFOR-it gjeneral Marco Serronha, vendosen buqeta lulesh te Obelisku i të rënëve në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it.

Ministri Çeku në paraqitjen e tij para ish- bashkëluftëtarëve, tha se 12 Qershori është ditë e rëndësishme e historisë sonë të re. Ai po ashtu tha se kjo ditë nuk duhet harruar sepse hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë paraqet një sukses të madh me të cilin puna e UÇK-së u kurorëzua me fitoren e merituar.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›