E Diel, 1 Nëntor 2026

Celen festimet per 100-Vjetorin e Pavaresise, seanca e vecante Rozeta Rapushi

Celja e ceremonise se 100-Vjetorit te Pavaresise se vendit bashkoi dje ne Kuvendin e Shqiperise, perfaqesues te te gjitha viseve shqiptare. Ne fillim te ceremonise festive, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha nga foltorja e seances plenare teper te vecante, se ne cdo kohe, kombi yne eshte i vendosur ne besimin se mbrojtja e lirise eshte detyra jone e madhe. "Pavaresia eshte kryefesta jone kombetare, qe festohet ne te gjitha viset e trojet shqiptare, nga cdo shqiptar kudo ne bote. Ne sot kujtojme e kremtojme ne liri, ditelindjen tone, 28 Nentorin 1912, vitin e flamurit. Ne cdo kohe, kombi mbeti i vendosur ne besimin se mbrojtja e lirise, e shtetit, e aktit themelues, Kushtetutes, respektimi i vlerave dhe i parimeve te medha dhe i ligjeve te vendit, eshte detyra jone e madhe e te gjitheve", u shpreh Topalli. Nderkohe qe kryeministri Sali Berisha e cilesoi kete dite te shenuar per Parlamentin dhe kombin shqiptar, pasi ne te jane mbledhur per te celur vitin e pavaresise deputete shqiptare nga te gjitha viset shqiptare, te zgjedhur me voten e lire te qytetareve shqiptare. "Aspirata e shqiptareve, nje komb nje qendrim. Asgje nuk mund te ndaje dhe te copetoje shpirtin e nje kombi. Ndaj lavdi Zotit ne vijme sot te lire ne kete salle, sepse qendruam se bashku", u shpreh kryeministri. Nga ana tjeter, kreu i qeverise permendi edhe momentet me te rendesishme te historise se kombit shqiptar, qe nga themelimi i tij e deri me sot. "Ne fituam, sepse patem nje mbeshtetje te fuqishme te te rinjve, te qytetareve brenda kufijve shqiptare, te diaspores shqiptare, te nderkombetareve, perfshire ketu si popullin amerikan, ashtu dhe ate evropian", vleresoi kryeministri. Ai ftoi te gjithe shqiptaret, qe ne emer te sakrificave te medha, te respektit ndaj atyre qe nuk pane nje dite te lire, te atyre qe u flijuan per lirine dhe demokracine, te bejne cdo dite e me shume perpjekje per te realizuar projektin e Shqiperise dhe shqiptareve ne Evrope. "Ne kete rruge, ne kemi arritje te medha, ne kete rruge kemi serish veshtiresi reale, por mundesite tona, potencialet tona, jane shume here me te medha se veshtiresite. Le te urojme qe te jete nje viti i mbare per shqiptaret, qe ky vit te shnderrohet ne vitin e vleresimit te madh per njeri-tjetrin, per ata qe bene te mundur kete dite, per miqte tane", theksoi kryeministri. Berisha shtoi se asgje s'mund te ndale dhe copetoje shpirtin e nje kombi, trupin po, por shpirti eshte nje i pa ndare, shpirti i nje kombi eshte liria e ti. "Ne vijme te lire ne kete salle, sepse ne, gjate nje shekulli i faktuam vetes sone, miqve tane, mbare botes, se per shqiptaret, si komb i qyteteruar, liria nuk ka cmim, se ata jane te gatshem te paguajne cdo cmim qe lipset, per te qene te lire dhe te denje ne shtepite e tyre", vijoi ai. Ne fjalen e tij kreu i qeverise nuk harroi te thote se nderimi me i madh i takon plakut mendje ndritur, gjeniut vizionar, Ismail Qemalit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›