Pavaresia, si kryefesta jone kombetare Jozefina Topalli
Celebrojme bashke 100 vjet te Pavaresise, ditelindjen e madhe kombetare. Lindja eshte gjeja me e bukur e jetes. Lindja e shtetit tend eshte edhe me shume, por edhe me e veshtire, me ekzistenciale, eshte klimaksi. Ajo eshte kryefesta jone kombetare, qe festohet ne te gjitha viset e trojet shqiptare, nga cdo shqiptar kudo ne bote. Ne, kete vit, nderojme te lire ngritjen e flamurit, te finalizuar ne Vlore me doren e Ismail Bej Qemalit. Por ne historine tone mijevjecare, kombi ka jetuar te njejten dite - 28, te te njejtit muaj-nentor, dy here. E para ne 1444-n, e dyta ne 1912-n. Per te mberritur me 17 shkurt 2008, te Pavaresia e Kosoves. Ne cdo kohe dhe situate, ne cdo trazim e tallaz, shqiptari evokonte Skenderbeun. Keshtu, gjate Rilindjes, para e gjate Lidhjes shqiptare te Prizrenit, Kongresit te Manastirit, deklarates se Pavaresise, ngritjes se flamurit, Kuvendit te Vlores, Kongresit te Lushnjes. Te gjithe evokonin heroin tone kombetar, Skenderbeun. Per te mberritur te dita e flamurit te 1912-s, perpjekjet, mundimet e kombit ishin te pafundme. Pas vdekjes se Skenderbeut (sot dita e perkujtimit), ne te gjitha perpjekjet e tij, ideali dhe qellimi i shenjte i shqiptareve ishte bashkimi i trojeve shqiptare, liria dhe mevetesia. Ne cdo kohe, "besimi" yne ishte "Feja e shqiptarit asht shqiptaria". Vaso Pasha i pararendi keshtu, shume vendeve perendimore ne konceptin e sekularizmit (1878) - kontribut tjeter i shqiptareve per boten, me shume se 150 vjet me pare. Me vone, epoka e Rilindjes dhe levizja kombetare ishte nje proces unik e teresor. Iluministet e Rilindjes kombetare, ndryshe nga vendet e tjera, ishin njerez te penes, por duhej te ishin edhe te pushkes.
Per kete, ne Lidhjen shqiptare te Prizrenit (1878), Abdyl Frasheri nder te tjera thoshte: "Qellimi i Kuvendit eshte qe t'ua presim hovin armiqve te pashpirt, duke lidhur besen shqiptare dhe duke u betuar qe t'i mbrojme me gjak trojet qe na kane lene gjysherit dhe stergjysherit tane". Me pas, nga Kongresi i Manastirit qe njehsoi alfabetin shqiptar, me kryetar Mit'hat Frasherin, me nenkryetar Gjergj Fishten, te Kryengritjet e malesoreve, djepit te perhershem e te paprekur te lirise me Ded Gjo Lulin e shoke, te kryengritjet e Kosoves martire me Hasan Prishtinen, Isa Buletinin, Bajram Currin, qe ndezen zjarrin e patriotizmit, Per t'u ri ngritur perseri ne kembe ne emer te te njejtave vlera, ne plotesim te amanetit te ketyre burrave, koha solli Ismail bej Vloren. Historia jone kalon si nje fill i ndritur, si deshmi e nje dashurie te pakushtezuar per Shqiperi dhe shqiptari. Ne nderojme me respekt ata qe nenshkruan Deklaraten e Pavaresise.
Historia e perpjekjeve per krijimin e shtetit shqiptar nuk eshte vetem histori gjaku e atyre qe u flijuan, por edhe histori djerse e atyre qe ndertuan, edhe histori mendimi e atyre qe shkruan, edhe histori vullneti e atyre qe rezistuan, edhe histori vizioni e atyre qe e projektuan me drite te ardhmen e vet dhe tonen. Pa dedikimin, pa devotshmerine, pa dashurine ndaj kombit, pa vepren e ketyre burrave, ne sot nuk do kishim Shqiperine, nuk do kishim Kosoven, nuk do kishim Flamurin, nuk do kishim kombin. Ndaj, ne sot kujtojme e kremtojme ne liri ditelindjen tone, 28 Nentorin 1912, vitin e flamurit. Derisa Ismail Qemali perkujtonte Flamurin e Skenderbeut ne momentin kur ate e ngrinte lart, ne sot, ne kete feste te madhe e perkujtojme te njejtin flamur, ate te Skenderbeut ne Kruje dhe ate te Ismail Qemalit ne Vlore. Thoshte Faik Konica. Te njejtin flamur ne sot e kemi para nesh, te cilit i falemi dhe i perkulemi, si simbol i te gjithe shqiptareve, pavaresisht ku jetojne ato. Ai eshte nje dhe i vetmi, ashtu sic eshte nje edhe gjuha jone. "Flamuri yne" eshte "Gjuhe e pashkruar" qe nuk sulmon askend. Flamuri, permbledh kujtimet e shkruara te nje kombi ne nje gjuhe te pashkruar, qe mund ta kuptoje syri dhe zemra e cdo njeriu me ndjenja. Kujtimet e Flamurit tone? Nuk jane kujtime goditjesh kundra fqinjeve, nuk jane kujtime lakmirash dhe rrembimesh: jane kujtime vetembrojtjeje me mundime te palodhura dhe me trimeri te gjata dhe te forta. Ne mburremi se "Flamuri yne sic eshte nje nder me te vjetrit e botes, eshte edhe nje nga me te drejtet", thoshte Konica.
***
Lindja e shtetit shqiptar kaloi permes dhimbjeve te forta, mundimeve te gjata, e shpreses se lume. Lindi ne nje shekull i destinuar per te qene i trazuar, i ngaterruar, nje shekull i cmendur, nje shekull i idealeve te medha, shekull i zhgenjimeve tragjike, i tallazeve e lufterave boterore dhe i diktatures me mizore. Ne keto 100 vjet, shqiptaret ne Shqiperi kaluan 46 vjet ne represionin mizor te diktatures, shqiptaret jetuan 2 luftera boterore. Shqiptaret ne trojet e tyre jashte Shqiperise jetuan edhe nen te huaj. Fati qe patem na dha vetem pak dite ne paqe, per te gjetur forcat per t'u ngritur ne kembe, e per te bere shtet. Ne, ne Shqiperi, me pak se gjysma e viteve te jetes se saj. Shqiptaret ne Kosove edhe me pak. Ata qe udhehoqen kryengritjet, per Shqiperi te lire e te mosvarme, rilindesit, delegatet e kuvendeve nga gjitha trojet, nenshkruesit e pavaresise ishin burra te medhenj, shtetare, patriote. Ata falen jeten qe kombi te jetonte. Ata ishin te medhenj ne ditet e tyre dhe ne breza. Ata vendosen gurin kilometrik te superstruktures kombetare, qe eshte ngritur dhe rritur perreth nesh e midis nesh. Ato besonin te liria e mrekullia e saj. Ata besonin te shteti e garancia e tij. Ata besonin te ligji e te rregulli. Por kete dite dua te kerkojme te falur per shume nga keta burra qe bene kryengritjet, nenshkruan Aktin e Pavaresise dhe ne shqiptaret gjate periudhes se diktatures i burgosem, tentuam t'i poshterojme dhe pastaj, i pushkatuam. Ne cdo kohe, kombi mbeti i vendosur ne besimin se mbrojtja e lirise, e shtetit, e aktit themelues, Kushtetutes, respektimi i vlerave dhe i parimeve te medha dhe i ligjeve te vendit eshte detyra jone e madhe e te gjitheve. Vepra e tyre ishte e madhe, por e paperfunduar. As ne nuk jemi brezi qe e gjetem Shqiperine gati.
Ky ishte fati yne. Por ne shqiptaret, jemi ata qe kemi marre persiper per ta bere Shqiperine dhe kombin.
Ne shqiptaret nuk jemi ketu, duke bere ate qe ishte e lehte. Shqiptaret, te inspiruar nga keta shtetare, nuk qendruam anash ne kohe ndryshimesh. Te inspiruar prej tyre, shqiptaret ne te gjitha trojet tona, jo vetem shikojme me shprese nga e ardhmja, shqiptaret po e bejme ate. Ne shqiptaret bashkuam te njejtin shpirt qe gjeti Kastrioti, qe lindi Rilindjen tone kombetare, qe lindi shtetin shqiptar. Ne Shqiperi, shqiptaret rifituam lirine 20 vjet me pare. Ne Kosove pavaresia u krye 4 vjet me pare.
Anetaresimi i Shqiperise ne aleancen e lirise u krye, Rruga e Kombit u krye, liria e levizjes u krye. Keshtu, ne do te shkruajme edhe kapitullin tjeter ne historine shqiptare.
Sot, nga Kosova, nga trojet tona ne Maqedoni, Mal i Zi, etj., jemi te gjithe bashke ne vendtakimin tone, ne diten tone, me flamurin tone, me lirine e gjuhen tone, ne Kuvendin e Shqiperise.
***
Shqiperia jone, kjo nene e shumevuajtur, fisnikja permbi gur, i pa bijte e saj te derdhin gjakun per shqiptari. 100 vjet me pare, 20 vjet me pare, shqiptaret u ngriten per te bere me te miren per vendin e te pareve, per kete toke qe e deshen dhe e adhuruan me shume se cdo perendi. Sot nderojme te gjithe ata bij te Shqiperise, qe ne ate shekull dramatik, bene sakrificen sublime para atdheut dhe fese se vetme qe paten ne kete jete "Shqiptarise". Burra si keta kane jetuar me pare, jetuan atehere dhe te tjere si keta do te kene nje vend ne altarin e kombit tone, perjetesisht.
* Nga fjala e mbajtur dje ne celje te kremtimeve per 100 vjetorin e Pavaresise
Ata qe nenshkruan deklaraten e pavaresise
1. Ismail Kemal
2. Dom Nikolle Kacori
3. Abdyl Aziz Vehbi (Agolli)
4. Ibrahim Karbunara
5. Elmaz Boce
6. Veli Harci
7. Qazim Kokoshi
8. Iani Minga
9. Rexhep Mitrovica
10. Dhimiter N. Tutulani
11. Aristidh Ruci
12. Abdi Bej Toptani
13. Abas Dilaver (Celkupa)
14. Midhat Frasheri
15. Shefqet Dajiu
16. Zihni Abbas Kanina
17. Xhelal Ko (Prencka)
18. Hajredin Cakrani
19. Qemal Bej (Karaosmani)
20. Iljas Vrioni
21. Salih Gjuka
22. Dhimiter Berati
23. Dhimiter Emmanuel
24. Dhimitri Zografi
25. Murad Toptani
26. Pandeli Cale
27. Luigj Gurakuqi
28. Bedri Pejani
29. Spiro T. Ilo
30. Thanas V. Floqi
31. Qem(al) BE Mullaj
32. Lef Nosi
33. Dr. H. Myrteza
34. Nuri (Sojliu)
35. Mustafa Asim Kruja
36. M. Ferid Vokopola
37. Ymer (Bej Delialliu)
38. Xhemalydin Bej Deliallisi
39. Nebi Sefa Lushnja
40. Zuhdi Ohria