E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkimi i Kreshnik Spahiut, mblidhet sot Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Komisioni i Ligjeve pritet të nisë sot procedurën për shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.

Shkarkimi i Spahiut u bë i njohur nga kryeministri Sali Berisha, dy ditë më parë e cila u pasua me kërkesën e demokratëve për ngritjen e një komisioni hetimor për të verifikuar shkeljet e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në ushtrimin e detyrës së tij.

Demokratët thonë se Kreshnik Spahiu ka devijuar nga funksioni kushtetues dhe e ka zëvendësuar atë me veprimtari politike të papajtueshme me detyrën, duke mos përfaqësuar interesat në funksionin të drejtësisë e Kuvendit të Shqipërisë, organ nga i cili është zgjedhur.

Kreu i AK Kreshnik Spahiu njoftoi se do të jetë i pranishëm në seancën dëgjimore në komisionin e ligjeve, Nënkryetari i KLD e ka denoncuar si antikushtetues veprimin e Berishës dhe kërkesën e tij për shkarkim.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›