Berisha-Thaci:Bashkëpunim përproceset integruese
DURRËS- Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës është i shkëlqyer, kështu deklaruan sot Kryeministrat Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, në përfundim të një dreke pune të zhvilluar në Durrës.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp menjëherë pas takimit, kryeministri Berisha theksoi se marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë nuk kanë qenë kurrë kaq të mira.
"Me Kryeministrin Thaçi kemi rënë dakord për të shkëmbyer çdo përvojë, ligj apo program që e përshpejton procesin e integrimit evropian në standardet më të mira”, u shpreh Berisha.
Ndërkaq kryeministri Thaçi gjatë fjalës së tij vlerësoi bashkëpunimin dhe kontributin e rëndësishëm që Shqipëria ka dhënë për perspektivën evropiane të Kosovës.
"E informova Kryeministrin e Shqipërisë për konsolidimin e shtetit më të ri në Evropë, për avancimin e tij drejt Bashkimit Evropian si dhe për proceset politike, ekonomike dhe legjislative integruese të Kosovës", tha Thaçi.
Ai vuri në dukje se Kosova po pret opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për statusin e saj, çka do të mundësojë menjëherë edhe përshpejtimin e njohjeve të reja si dhe të përafrimit me familjen evropiane.
“Qeveria e Kosovës po punon për të ndryshuar gjendjen në veri të Mitrovicës, ndërsa e konsideron të përfunduar procesin e statusit politik dhe të kufijve territoriale të saj", tha ndër të tjera Kryeministri Thaçi.
Duke folur për vendimin e pritshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me statusin e Kosovës, Kryeministri Berisha tha se ky vendim do të jetë një kontribut i ri madhor për paqen në Ballkan.
"Nuk mund të kem asnjë lloj mëdyshjeje se ky vendim do të shkojë në kundër rrjedhë të të drejtës historike, juridike dhe ndërkombëtare të qytetarëve të Kosovës", tha Kryeministri Berisha.
Ndërsa kryeministri Thaçi, duke u shprehur për të njëjtën çështje tha se opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë hap një fazë të re, që kërkon një relacion të ri edhe me shtetin e Serbisë. Thaçi shprehu bindjen se në asnjë rrethanë nuk do të ketë kthim prapa, por do të ketë njohje të reja për shtetin e Kosovës.
Kryeministri Berisha u pyet gjatë konferencës për shtyp për vizitën e kreut të PPE në PE në Tiranë. Duke vlerësuar rolin e zotit Daul në proceset integruese të vendit, Berisha theksoi se vizita e tij nuk kishte të bëntë me situatën politike.
(e.n/ata/BalkanWeb)