E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD akuza Ramës:I vetmi zyrtar qërefuzon transparencën

TIRANE- “Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama është i vetmi zyrtar që refuzon transparencën” deklaroi deputeti i PD, Gent Strazimiri, duke theksuar se kjo bie ndesh me ligjet e vendit.

"Në bazë të ligjeve në fuqi paratë e taksapaguesve shqiptarë, akorduar bashkive dhe komunave nga qeverisja qendrore, i nënshtrohen një procedure transparente dhe të mirëpërcaktuar kontrolli, lidhur me mënyrën se si janë shpenzuar dhe sa kanë mbërritur në destinacion" theksoi Strazimiri gjatë një deklarate për shtyp.

Partia Demokratike deklaron se do të kërkojë transparencë deri në qindarkën e fundit të taksapaguesve shqiptarë për Bashkinë e Tiranës.

Duke e konsideruar qëndrimin e kryebashkiakut Rama, si një akt banditesk, Strazimiri tha se "shqiptarët nuk kanë para tepër për të humbur në xhepat e asnjë individi, por ata e meritojnë transparencën për paratë e tyre".
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›