Celentano me koncert te rralle, shet bileten per 1 euro
Adriano Celentano eshte nje nga kengetaret me te dashur dhe me te famshem italian. Me 8 dhe 9 tetor ai ka planifikuar nje koncert ne Verona qe, sipas organizatoreve, do te jete nje koncert "i rralle". Ne kete kohe krize te popullit italian, vete kengetari i madh italian ka menduar te lehtesoje xhepat per te gjithe fansat e tij duke shitur 6 mije bileta (12 mije ne total per te dyja netet e koncertit) me cmimin simbolik prej 1 euro, ndersa pjesa tjeter e Arenes se Verones do te plotesohet me biletat e shitura me cmime qe variojne nga 90 deri ne 165 euro. Koncerti dyditor nuk eshte pagezuar ende me nje emer, por Claudia Mori qe po merret me organizimin tha se do te jete nje koncert i llojit te vecante dhe i ndare ne dy pjese, nga nje ne secilen nate. Vec Celentano-s, ne koncert pritet te marrin pjese edhe emra te tjere te njohur te muzikes dhe artit italian, nje nder ta edhe Gianni Morandi.
Biletat do te dalin ne shitje me 11 korrik ne oren 11 paradite ne internet dhe me 13 korrik, neper pikat e autorizuara te shitjes. Koncerti i tij nuk do te transmetohet nga "RAI", edhe pse ky televizion ishte shnderruar ne shtepine e tij, por nga Mediaset, pasi per "RAI"-n, Celentano ishte shume i shtrenjte.