E Diel, 1 Nëntor 2026

Problemet genetike, mjeket: Analiza qe duhen per cdo shtatzeni Sonila Isaku



Moskryerja e analizave qe ne stadet e para te shtatzenise mban ende te larte numrin femijeve qe lindin me keqformime te llojeve te ndryshme. Sipas te dhenave te raportuara nga strukturat shendetesore, behet me dije se vendi yne raporton se 1 ne 100 femije lind me keqformime te llojeve te ndryshme, duke filluar nga format me te lehta deri tek ato me te rendat. Mjeket bejne me dije se pjesa derrmuese e ketyre keqformimeve, ndonese mund te jene prezente ne organizmin e femijes, manifestohen ne stade te mevonshme te rritjes, kohe ne te cilen shfaqen edhe shenjat klinike te dukshme. Ne grupin e dyte hyjne paaftesite mendore dhe fizike te renda. Por sipas mjekeve shqiptare disa tip diagnozash do te ishin teresisht te evitueshme nese ne Shqiperi grate gjate shtatzenise se tyre do te kryenin analiza te tilla gjate shtatzenise. Ne kete grup analizash te cilat nuk kryhen nga te gjithe jane ato te elektroforezes ne cift qe ka te beje me talasemine, por edhe ato te sindromes Doen. Po keshtu me pak analiza qe kryhen, por jane te nevojshme jane ato te hepatiteve, gonorrene, klamidian dhe testing e qafes se mitres. "Permiresimi i mbijeteses, jetueshmeria me e madhe e femijeve te quajtur me peshe te vogel lindjeje dhe te lindur para kohe. Po ashtu kerkohet edhe permiresimi i kesaj mbijetese tek ky grup femijesh shoqerohet me paaftesi mendore dhe fizike dhe me shume", - ka pohuar Edi Tushe, mjek neonatel. Nga ana tjeter, mjeket pediater kerkuan qe ne shkolla te plotesohet nje formular per te kapur hershem problemet ne shikim apo degjim te femijeve. "Tek femijet qe jane me aftesi te vecanta, me nevoja te vecanta nuk futen nje pjese e mire e femijeve, te cilet kane probleme te pjesshme te degjimit apo shikimit. Keshtu nuk futen ata femije qe kane nje ulje te degjimit dhe qe mesuesi nuk e di, jane ata femije qe kane nje ulje te shikimit dhe qe mesuesi nuk e di, nderkohe qe as prinderit nuk i kane derguar asnje here tek mjeku", - ka specialisti Kujtim Ibrahimi. Ne keqformimet e femijeve pervec trashegimise ka nje sere faktoresh si mjedisi apo ushqimet qe konsumohen. Te dhenat tregojne se semundjet gjenetike mund te parandalohen qe ne shtatzeni apo edhe me pare. Parandalimi do te beje te mundur semundjet tek 3 per qind e femijeve qe sot regjistrohen me semundje gjenetike. Duhet te jene prinderit te cilet te kryejne analizat dhe te bejne konsultat me mjeket per mundesine e shfaqjes se ketyre lloj semundjeve, te cilat trashegohen nga mosperputhja e geneve tek te dy prinderit. Sipas mjekeve deformimi i nje geni eshte shkaktari shfaqjes se ketyre semundjeve, te cilat jane te pasherueshme ose qe kurohen me veshtiresi dhe ne te shumten e rasteve zgjasin per gjate gjithe jetes. Ndaj, edhe kujdesi duhet te tregohet qe gjate shtatzenise dhe informacioni qe duhet te kene prinderit gjate kesaj periudhe eshte shume i rendesishem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›