Terminali i Portit te Durresit, Porta e Shqiperise Europiane
Porta e Shqiperise Europiane, eshte cilesuar Terminali i ri i Portit te Durresit. I peruruar dje permes nje ceremonie te posacme, ku i pranishem ka qene edhe Kryeministri Berisha, kjo veper e re eshte cilesuar prej tij si nje ngjarje e madhe per gjithe shqiptaret. "Terminali eshte nje porte e rendesishme moderne e mbare rajonit tone drejt Perendimit, ne te njejten kohe edhe e Perendimit drejt Ballkanit", - cilesoi Berisha ne fjalen e tij. Duke shtuar me tej, edhe faktin se ky projekt i madh, i realizuar sipas standardeve me te larta europiane, do te lejoje levizjen ne te te 1.5 milione pasagjereve. Me nje vlere investimi rreth 22 milione euro, ai u bashkengjitet ne fakt atyre te realizuara ne Portin e Durresit qe prej vitit 2006, duke siguruar nje total prej 60 milione eurosh te tyre. Me kete investim strategjik te qeverise shqiptare, ky terminal do te permbushe ne kete menyre, nevojat ne rritje te trafikut, tregtise, ekonomise shqiptare ne zhvillim, si dhe qarkullimit te lire te njerezve. Duke garantuar nje sherbim modern, te shpejte dhe cilesor per miliona qytetare qe kalojne nga ky port cdo vit. Ne kete aspekt, Kryeministri vleresoi se qeveria do te beje gjithcka per t'i dhene vendit infrastrukturen me moderne. "Ky do te jete terminali i standardeve me te shpejta dhe me te sigurta", - beri me dije saktesisht Berisha. Me tej, duke iu referuar investimeve te kryera ne rrethin e Durresit, ai tha se ato jane me te medhate te realizuara gjate ketyre viteve. "Mbi 400 km rruge te asfaltuara qe nga viti 2005, 62 shkolla te rikonstruktuara, si dhe 106 ambulanca", - permendi ai lidhur me nje fakt te tille. Nga ana tjeter, sa u perket parametrave qe zoteron Terminali i ri i Portit te Durresit, mesohet se ai permban nje siperfaqe prej 65 mije m2 si sheshe dhe 25 mije te tjera si ndertime apo 500 m2 si godina te pasagjereve. Sikunder, permban edhe 10 poste te kontrollit te njekohshem per pasagjeret kembesore, por dhe 36 poste per kontroll te njehershem per pasagjeret me autovetura, e 12 te tilla per kontrolle te njehershem per kamionet.