E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia: Shqiptaret deri dje punetore, tani vijne si turiste Eglantina Nasi

Ndersa dy dekada me pare mberriten drejt Greqise, te varfer dhe te deshperuar, ne kerkim te vendeve te punes, tashme shqiptaret nuk e vizitojne me kete vend per te tilla arsye. Por ia lejojne vetes qe te shkojne drejt tij per pushime apo edhe per te bere pazar. Kete dukuri te re, e kane komentuar se fundmi vete mediat greke, sipas te cilave, ajo po behet gjithmone e me e dukshme. Keshtu, ne nje artikull te posacem, e perditshmja "Greek Reporter" ka nenvizuar faktin se shqiptaret tashme jane kthyer ne turiste te ketij vendi, nga punetore krahu qe ishin dikur. "Gati dy dekada me pare, nje vale migrimi masiv nga Shqiperia, mberriti ne Greqi. Mijera shqiptare pershkuan distanca te tera per te arritur ne Greqi, te varfer dhe te deshperuar, por gjithmone punetore te medhenj", - citon artikulli ne fjale, i titulluar "Shqiptaret e perdorur per te ardhur ne Greqi per te punuar, tani vijne per pushime". Ndersa citohet me tej te flase edhe nje biznesmen grek ne fushen e turizmit, Tromaktiko, i cili pohon faktin se shume kliente te tij kete vit, vijne nga Shqiperia dhe jo nga Greqia. "Ata vijne nga Tirana ose qytetet e tjera shqiptare me makine, sepse jane vetem disa ore larg nga Greqia", - vazhdon ai. Por artikulli i lartpermendur nenvizon edhe dukurine tjeter qe po shfaqet me turistet shqiptare qe duan te vizitojne Greqine. Ate qe agjencite turistike me te cilat lidhen shpesh, i orientojne me shume drejt Italise, sesa drejt ketij vendi fqinj, vetem disa ore larg tyre. Gje qe flet ne fakt per shqetesimin ekzistues te pales greke per humbjen e turisteve te mundshem shqiptare qe mund te vizitojne Greqine gjate ketij sezoni. Nga ana tjeter, sa i perket faktit te zbulimit te Shqiperise prej turisteve greke si destinacion turistik, kjo eshte nje dukuri per te cilen mediat greke kane folur para 4-5 vitesh. Gjate asaj periudhe, ato do te citonin se turistet greke kishin zbuluar Shqiperine, deri atehere nje bukuri e panjohur per ta. Saktesisht, ka qene gazeta e perditshme "Ekathimerini", e cila ka permendur se agjencite greke kishin nisur fushata te posacme ne vendin tone, me turiste greke, duke permendur si nje rast te vecante, qytetin antik te Beratit. Duke pranuar se gjithsesi, toka shqiptare ishte e panjohur per ta, e ndoshta kjo ka qene edhe nje nga arsyet kryesore qe turistet greke te ishin shprehur mjaft te impresionuar nga udhetimi i tyre drejt vendit tone gjate atyre eksperiencave te para te tyre turistike ne territorin e tij. Te mos harrojme se toka shqiptare po kthehet ne nje destinacion te preferuar edhe nga turiste qe vijne prej vendeve lindore te tilla si Rusia, por edhe nga vendet e Evropes Qendrore si Gjermania apo Polonia. Ne kete kendveshtrim, Shqiperia, po shfaqet me flukse te shtuara turistesh jo vetem ne dalje, por edhe ne hyrjet e saj. Ku keto te fundit, figurojne te jene vetem ne rritje gjate viteve te fundit, ndryshe nga vendi yne fqinj, Greqia, e cila po njeh renie drastike te tyre, ne kuadrin e nje krize te ashper ekonomiko-financiare qe eshte duke kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›