E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celet Festivali Nderkombetar i Filmit per te Drejtat e Njeriut

Eshte celur mbreme edicioni i gjashte i Festivalit Nderkombetar te Filmit per te Drejtat e Njeriut ne Akademine e Filmit dhe Multimedias Marubi. Ceremonia u drejtua nga Drejtori Ekzekutiv i IHRFFA, Kujtim Cashku, i cili i uroi te pranishmeve mireseardhjen dhe falenderoi te gjithe ata qe kane ndihmuar ne realizimin e tij. Me tej, ai u ndal ne rrefimin e jetes se ketij festivali nder vite, dhe rendesine qe kane per vendin tone mesazhet qe percjellin keta filma. Nje falenderim i vecante shkoi edhe per kryetarin e Bashkise se Tiranes, Z. Lulzim Basha. Me pas, festivali u pershendet edhe nga Prof. Theodore S.Orlin, President Nderi i IHRFFA: "Kur pashe kete shkolle para 6 vitesh, i thashe Cashkut se duhet patjeter te organizonte nje festival, dhe ja ku jemi, ne edicionin e tij te gjashte. Jam shume i lumtur", u shpreh Orlin. Me pas fjalen e mori Z. Eugen Wollfarth, kreu i prezences se OSBE-se ne Shqiperi, i cili u shpreh se ishte hera e dyte qe merrte pjese ne kete festival. Nga ana e tij, Clive Rumbold, kreu i seksionit politik, ekonomik dhe informativ te delegacionit Evropian ne Shqiperi, vuri theksin se festivali ndikon ne ndryshimin e mendjeve, mentaliteteve dhe qendrimeve te shoqerise tone mbi dukuri te ndryshme. Ndersa Elizabeth Evans, Zv.ambasadorja e Anglise ne vendin tone, falenderoi organizatoret per faktin qe me kete edicion, i behet homazh Davis Morris, nje regjisori anglez me aftesi te kufizuara. "Une i pergezoj organizatoret e IRHFFA-s qe kane sjelle ne Tirane keta filma"- tha zonja Evans. Ne fund, festivali u pershendet edhe nga kryetari i bordit te tij, Detlef Palm, qe eshte njekohesisht edhe perfaqesuesi i UNICEF ne vendin tone, i cili vuri theksin tek fakti qe filmat mund te hapin debate, per shkak te tematikave qe percjellin. "Mos humbni filmat, i thoni te gjitheve te vine t'i ndjekin", tha ne fund Cashku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›