Tregtia, kamionet e Kosoves hyjne ne Serbi
Doganat e Kosoves bejne te ditur se kane kaluar kater kamionet e pare me dokumentacion te Kosoves ne Serbi. "Jane lejuar kater kamionet e pare. Ata e kane kaluar kufirin dhe jane zhdoganuar, i kane perfunduar te gjitha procedurat e zhdoganimit, permes pikes kufitare "Dheu i Bardhe", me dokumente te Kosoves dhe permes pikes kufitare ne anen e Serbise", deklaroi dje zedhenesi i Doganave te Kosoves, Adriatik Stavileci. Serbia nuk e kishte respektuar deri tani marreveshjen per te cilen u pajtua me 2 shtator ne Bruksel, qe te pranoje vulat doganore, edhe pse me 16 shtator, Kosova shfuqizoi masen e reciprocitetit te vene ndaj Serbise. Kalimi ne Serbi i kamioneve te pare, per Ministren e Tregtise dhe Industrise, Mimoza Kusari Lila, nuk eshte nje mase garantuese se Serbia do ta zbatoje me te vertete marreveshjen me Kosoven. "Kjo do te thote se ne keto raste specifike ka filluar zbatimi i marreveshjes, por nuk mund te kemi garanci, per arsye te nderrimit te qendrimit te Serbise, edhe hereve te tjera. Nuk e di nese eshte kjo vetem tolerim para takimit te ardhshem qe do te mbahet ne Bruksel, me 27-28 shtator, apo eshte nje qasje qe do te vazhdoje perhershem konform pranimit te ndersjelle te vulave. Kjo mbetet te shihet. Shpresojme se do te jete nje qasje me e perhershme, sesa nje e perkohshme, per te perfituar nga momenti apo per te treguar nje vullnet te momentit, nga ana e Serbise deri ne arritjen e nje marreveshjeje tjeter, dhe pastaj te fillohet me probleme", u shpreh per radion Evropa e Lire zevendeskryeministrja Mimoza Kusari Lila.
Paralajmerimi
Qe nga 16 shtatori, kur me marreveshjen e arritur ne Bruksel, Kosova hoqi masen e reciprocitetit, ne Kosove kane hyre me shume se 700 kamione nga Serbia. Ministrja e Tregtise dhe Industrise se Kosoves, Mimoza Kusari-Lila, kishte paralajmeruar rikthimin e masave te reciprocitetit, po qe se Serbia vazhdon te mos pranoje vulat doganore te Kosoves.
Paralajmerimi
Qe nga 16 shtatori, kur me marreveshjen e arritur ne Bruksel, Kosova hoqi masen e reciprocitetit, ne Kosove kane hyre me shume se 700 kamione nga Serbia. Ministrja e Tregtise dhe Industrise se Kosoves, Mimoza Kusari-Lila, kishte paralajmeruar rikthimin e masave te reciprocitetit, po qe se Serbia vazhdon te mos pranoje vulat doganore te Kosoves.