Raportuesi i PE: Reformat e integrimit po ju mbajnë peng
Klasa politike shqiptare me 12 tetor, do te marre pergjigjen zyrtare nga Parlamenti dhe Komisioni Evropian, nese Shqiperise do t'i celet apo jo drita jeshile per te qene vend kandidat per ne Bashkimin Evropian. Prej disa ditesh ne Bruksel, ndodhet Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila do te beje raportimin e fundit mbi punen e bere nga politika shqiptare, por mesa duket raportimi i saj do te jete paksa i veshtire, pasi Parlamenti shqiptar, per shkak te qendrimit bllokues te opozites, nuk i ka miratuar kerkesat e bera nga BE, sic eshte miratimi i ligjeve me 3/5 dhe zgjedhja e Avokatit te Popullit. Ne lidhje me ngercin e krijuar ne Shqiperi, ka folur dje raportuesi i Parlamentit Evropian per Shqiperine. Nikolaos Chountis deklaroi se klasa politike nuk duhet t`i nderlikoje problemet, por t`i zgjidhe ato. Sipas Chountis, kriteri kryesor eshte zgjidhja e ngercit politik, i cili ka bllokuar reformat integruese. "Jemi ne momentin e analizes se permbushjes se kritereve per pranimin e Shqiperise si vend kandidat. Situata politike ne Shqiperi, me aq sa kam dijeni, eshte e nderlikuar, por ka shenja permiresimi. Qellimi i te gjitha institucioneve evropiane eshte permbushja e kritereve politike e demokratike, te cilat do ta sjellin Shqiperine me afer BE-se. Une mendoj se duhet gjetur zgjidhja e ngercit politik aktual dhe zgjidhja e nje sere problemeve politike, ekonomike, si dhe reforma ne drejtesi. Forcat politike shqiptare duhet te bejne kujdes, te mos i shtojne problemet, por t'i zgjidhin ato. Ky do te jete kriteri madhor per t'u pranuar. Eshte ne doren e politikes shqiptare qe situata te avancoje", tha Chountis. Sipas Chountis, Shqiperia ka marre vleresime pozitive per sa i takon situates ekonomike. Ai ben thirrje per t`u fokusuar ne objektivin kryesor, sic eshte hyrja ne BE, ne nje kohe kur gjeopolitika nuk eshte e qete. "Ndryshe nga kriza e pergjithshme ekonomike, une mendoj se Shqiperia ndodhet ne nje situate pozitive. Por, jam pak i shqetesuar nga ndikimi qe mund te shkaktoje ne Shqiperi kriza greke dhe italiane. Mendoj se Shqiperia nuk ka te njejtat probleme si vendi im dhe vendet e tjera, por situata nuk eshte e thjeshte, por e veshtire, sepse kemi nje krize globale dhe rreziku kercenon te gjitha vendet", u shpreh ai. Brukseli para se te shprehe qendrimin e tij ne lidhje me kerkesen e bere, nga qeveria Shqiptare per marrjen e statusit si vend kandidat per ne BE, ka kerkuar qe politika shqiptare te plotesoje kushtet e vena. Mazhoranca eshte treguar e gatshme te plotesohen keto kushtet dhe i ka bere thirrje opozites te shfrytezoje edhe keto dite qe kane mbetur, per te dhene voten e saj ne Parlament pro miratimit te ligjeve me 3/5 dhe zgjedhjet se Avokatit te Popullit.