E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondacioni Femijet Shqiptare prezanton ne SHBA perkujdesjen e vazhdueshme per femijet autike

Fondacioni Femijet Shqiptare, i drejtuar nga Liri Berisha, eshte bere nje model suksesi ne kontributin qe po jep jo vetem ne Shqiperi, per ndergjegjesimin dhe sensibilizimin per autizmin, por edhe per trajtimin e femijeve qe vuajne pasojat e ketij crregullimi. Kontributi personal i Zj.Berisha, eshte vleresuar maksimalisht nga personalitete te ndryshme boterore, qe merren me studime, trajnime, gjithashtu dhe trajtimin e autizmit. Ajo gjithashtu, ka marre vleresime dhe nga zonja te para, nga vende te ndryshme te botes, ne takimin vjetor per autizmin, organizuar nga Autizem Speaks ne NY, ku zonja Berisha per te katertin vit, ishte e ftuar nderi.

Personalitete te pranishme ne takim, si bashkeshortja e Sekretarit te Pergjithshem te OKB Ban Soon-Taek, Suzanne Wright, Bob Wright drejtues te Autizem Speaks, kane vleresuar rolin dhe kontributin e Zj. Berisha ne drejtim te Autizmit, lidhur me ndergjegjesimin, krijimin e qendrave te trajtimit, ndertimin e kapaciteteve per rritjen e sherbimeve, si dhe perkujdesjen e vazhdueshme per femijet autike. Shqiperia, sipas tyre, fale angazhimit te Zj. Berisha, e ka kthyer fuqishem ne vemendje perballjen dhe sfidat me kete crregullim.

Zonja Berisha ne kete takim, ka bere nje prezantim te punes se Fondacionit Femijet Shqiptare, sikunder beri te ditur se perballja me autizmin ne Shqiperi, gezon mbeshtetjen e forte te Kryeministrit Berisha dhe Ministrise se Shendetesise.

Zonja Berisha ne fjalen e saj theksoi se: "Autizmi perben nje prej ceshtjeve te rendesishme per Shqiperine. Fondacioni i Femijeve Shqiptare, qe kam kenaqesine te drejtoj, eshte bere sot nje katalizator i fuqishem i ndryshimit te qendrimit te familjeve dhe shoqerise tone ndaj crregullimit autik. Fondacioni eshte promovues i vertete i ngritjes se fondeve per trajtimin e femijeve autike, asistencen e familjeve te tyre dhe trajnimin e profesionisteve te shendetit."

Mjaft te rendesishem, e ka konsideruar Zonja Berisha, takimin me perfaqesuesit e ministrive te shendetesise te vendeve te Evropes Juglindore, ne Tirane, e cila ndihmoi ne krijimin e Rrjetit te Autizmit per Evropen Juglindore, ku bejne pjese: Shqiperia, Bosnia dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Sllovenia, dhe se fundmi edhe Kosova dhe Mali i Zi. Keto vende firmosen Zotimin e Tiranes per Autizmin, duke u bere keshtu anetaret e pare te Rrjetit te Autizmit per Evropen Juglindore. Nisma me ambicioze e Fondacionit te Femijeve Shqiptare, eshte krijimi i nje Qendre Kerkimore dhe Trajtuese, e cila do te ofroje pakete sherbimesh/aktivitetesh shendetesore, edukuese dhe sociale per femijet autike dhe familjet e tyre. Ndertesa e re ka 16 ambiente klinike per vleresim dhe trajtim me pajisjet e nevojshme. Me shume se 150 femije me crregullime te spektrit Autik dhe familjet perkatese, do te marrin sherbime ne shtepi dhe ne qender. Zonja Berisha ftoi zonjen Ban Soon-Teak, te marre pjese ne inaugurimin e kesaj qendre, ftese e cila u mireprit me kenaqesi .

Zonjat e para vizituan edhe nje shkolle per femijet me crregullime te autizmit, ku pane nga afer teknologjine dhe metodat qe perdoren me keta femije. Zonja Berisha u takua me perfaqesues te larte te qendres me te madhe te autizmit ne Katar. Gjate takimit, u diskutua per nje nisme te re nga ku do te perfitoje dhe Shqiperia, si dhe per avancimin e bashkepunimit nderkombetar. Perfaqesuesit nga Katari, duke vleresuar si shume te rendesishme hapjen e Qendres se Re te Autizmit ne Tirane, ofruan mbeshtetje financiare per arredim dhe pajisje te teknologjise se informacionit, si dhe rritje te kapaciteteve profesionale.

Gjate qendrimit ne New York, Zj.Berisha pati takime me personalitete te ndryshme boterore, mes te cilave dhe Zj.Mishel Obama, si dhe mori pjese ne sesionin mbylles te Iniciatives Globale Klinton, ku ishte e pranishme edhe Sekretaria Amerikane e Shtetit Hillari Klinton.

Gjate ketij takimi, Zj.Berisha zhvilloi nje bisede me Ambasadoren zj.Melannie Verver, Perfaqesuese e Qeverise Amerikane per ceshtjet globale te grave. Zonja Verver u shpreh e impresionuar per angazhimin e Zj.Berisha ne ridimensionimin e figures se humanistes shqiptare, Nene Tereza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›