E Diel, 1 Nëntor 2026

Kabashi: Berthame prokuroresh kunder korrupsionit Arton Konushevci

INTERVISTA/ Kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi. "Do te krijojme nje berthame te prokuroreve, te cilet do te merren ekskluzivisht me rastet e korrupsionit", thote per radion Evropa e Lire

Si e vleresoni gjendjen ne sistemin e drejtesise ne vend?

Pas zbatimit te procesit te emerimit dhe riemerimit te gjyqtareve dhe prokuroreve - qe ka ndodhur vitin e kaluar - une gjej se eshte permiresuar dukshem gjendja e sistemit te drejtesise ne Kosove. Ne kete drejtim, ka ndikuar edhe nxjerrja e ligjeve per Keshillin Prokurorial dhe Keshillin Gjyqesor te Kosoves, si dhe ligjet per Prokurorine e Shtetit dhe per gjykatat e rregullta. Eshte shume e rendesishme qe prokuroria tani eshte institucion i pavarur buxhetor, do te thote e ka buxhetin e vet, e menaxhon vete ate, menaxhon vete me resurset njerezore te sistemit prokurorial ne teresi. Ka kompetenca ne emerimin, rekrutimin e prokuroreve te ardhshem. Kemi 45 prokurore te rinj dhe kemi zgjidhur afersisht 40% me teper te lendeve sesa vitin e kaluar. Edhe kushtet materiale, per punen e prokurorive jane permiresuar, ne krahasim me me pare.

Se fundmi, keni publikuar te dhena per punen dhe lendet e zgjidhura nga prokuroret. Megjithate, jeni kritikuar per mospune ne zgjidhjen e shume lendeve. Ku jane ngecjet ne kete drejtim?

Gjate gjashtemujorit te pare kemi perfunduar 90.5 % te te gjitha lendeve te rendesishme, te cilat na kane ardhur ne ate gjashtemujor. Prej ketij numri nuk jane vetem lendet qe i jane paraqitur Prokurorise Publike... vetem per lendet e zgjedhjeve ne kemi 502 persona te akuzuar sipas detyres zyrtare - do te thote, pa i paraqitur askush ne prokurori. Sigurisht qe keto ndikojne ne perceptimin e qytetareve per prokurorine, mirepo eshte nje ceshtje tjeter, qe definitivisht duhet te kuptohet - se sistemi prokurorial eshte i ndare prej sistemit gjyqesor. Ne jemi sistem i drejtesise ne pergjithesi; ne kuader te sistemit te drejtesise, si sistem prokurorial jemi te ndare prej sistemit gjyqesor. Sikur te mos merrnim lende te reja, me kete numer te prokuroreve - qe eshte diku gati 60% e nevojave te prokuroreve ne Kosove - ne kemi arritur t'i kryejme 90% te lendeve.

Nje nga ceshtjet, per te cilat flitet shume, eshte moszgjidhja e shume lendeve qe kane te bejne me korrupsionin. Ku jane pengesat ne zgjidhjen e ketyre lendeve?

Eshte shume inkurajuese edhe ceshtja e zgjidhjes se lendeve te korrupsionit, ne gjashtemujorin e pare te ketij viti. Te gjitha lendet e korrupsionit dhe te krimit, te gjitha veprat penale kunder detyres zyrtare dhe kunder ekonomise, ne rast se nuk kalojne ne sferen e krimit te organizuar, jane kompetence e prokurorive te qarqeve dhe prokurorive komunale, e nuk jane ne kompetence te Prokurorise Speciale te Republikes se Kosoves. Ne kemi pasur pune vetem sa u perket veprave penale kunder detyres zyrtare, ne kuader te te cilave eshte edhe ceshtja e korrupsionit. Ne gjashtemujorin e pare kemi zgjidhur lendet kunder 359 personave, prej te cilave prokurorite vendore, i kane zgjidhur kunder 349 personave dhe ky eshte rezultat shume inkurajues. Me qellim te luftimit te ketij lloji te kriminalitetit, ne kemi caktuar nga nje prokuror ne secilen prokurori te Republikes se Kosoves. Policia e Kosoves ka caktuar oficere te vecante te policise, te cilet do te merren me lendet e korrupsionit. Kjo ka filluar te funksionoje prejse kemi caktuar nje koordinator kombetar per keto ceshtje te korrupsionit, dhe besoj se ne gjashtemujorin e dyte do te jene rezultate edhe me te medha. Problemi me i madh eshte se ne Prokurorine e Qarkut ne Prishtine, e cila ka numrin me te madh te lendeve - diku 42% e me teper te krejt kriminalitetit nga kompetenca e prokurorive te qarkut te Kosoves - kemi numer shume te vogel te prokuroreve. Ne jemi ne fazen e emerimit te shtate prokuroreve dhe nje do ta propozoj ne mbledhjen e ardhshme te keshillit. Do te krijojme nje berthame te prokuroreve, te cilet do te merren ekskluzivisht me rastet e korrupsionit. Do te kemi rezultate shume me te mira, ndoshta ne gjashtemujorin e dyte te ketij viti.

Misioni i Bashkimit Evropian per sundim te ligjit ne Kosove, me heret, ka deklaruar se ka nje liste te gjate me emrat e personave qe po hetohen nen dyshimin per korrupsion dhe krim te organizuar. A jeni ju ne dijeni per persona zyrtare qe po hetohen?

Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves, ju thashe, nuk e ka kompetence ekskluzive ceshtjen e ndjekjes se personave zyrtare per vepra penale te korrupsionit. Une, kur kam ardhur si prokuror, kam trasheguar nje situate te tille, ku ata kane vendosur lidhur me keto ceshtje. Mirepo, kjo, ne te ardhmen, eshte kompetence e prokurorive vendore; kur te permbushen kushtet ligjore qe nje ceshtje, nje lende e tille te kaloje ne Prokurorine Speciale, atehere ajo do te kaloje ne Prokurorine Speciale - sepse, ne te ardhmen, me keto ceshtje do te merren prokuroret vendore. Une nuk dua te komentoj misionin e BE-se, ose ato tjerat. Zgjedhjet ligjore momentale jane asisoj qe Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves eshte nen udheheqjen e prokurorit te EULEX-it dhe nen mbikeqyrjen e kryeprokurorit te shtetit. Ajo mbikeqyrje eshte vetem ne kuptim te marrjes se te dhenave te ketyre ceshtjeve; nuk eshte ne kuptim te ndikimit ne Prokurorine Speciale, e cila udhehiqet nga nje prokuror i huaj, derisa te jemi ne tranzicion te aplikimit te Planit te Ahtisarit.

Per cilat raste bashkepunon Prokuroria me EULEX-in?

Ne, ne prokurorite vendore, do te thote ne te gjitha prokurorite e qarqeve, kemi prokurore te EULEX-it, dhe eshte bashkepunim i shkelqyeshem. Une kam takim javor me kryeprokuroren e EULEX-it, i vleresojme, i planifikojme te gjitha detyrat bashkerisht. Sa i takon ceshtjes ne kuader te Prokurorise Speciale te Republikes se Kosoves, qe eshte e rregulluar me nje ligj te posacem, besoj se ne nje te ardhme shume te aferme, duhet te ndryshohet ai ligj, ne menyre qe prokuroret vendore, qe jane ne Prokurorine Speciale te Republikes se Kosoves, te merren me zgjidhjen e te gjitha rasteve nga kompetenca e vecante e asaj prokurorie - kryesisht te koncentrohen ne krimin e organizuar, qe eshte kompetence e tyre e vecante, ne shpelarjen e parave, qe eshte po ashtu kompetence e vecante e tyre, dhe ne krimet e luftes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›