E Diel, 1 Nëntor 2026

Celet "Java Teatrore e Regjisoreve te rinj"

Pergjate nje jave, salla e vogel e Teatrit Kombetar do te vendose ne skene pese shfaqjet e regjisoreve fitues te Konkursit te Regjisoreve te Rinj. Premierat u vendosen ne skene pergjate nje muaji, ku publiku u njoh me pjesen, vete regjisoret pane punen e tyre dhe te kolegeve konkurrente. Drama "Kthesa" me regji te Mikel Kalemit ishte e para qe preku skenen, me pas ajo "Over There" me regji te Juli Sinanit, drama argjentinase "Knepp" me te cilen punoi regjisorja Eglantina Cenomeri dhe dy shfaqjet: "Kamarieri Memec" me regji te Erion Hinajt dhe "Pluhur mbi parvaz" me regji te Irvin Mucajt. Deshira e cdo regjisori te ri eshte te arrije ta shohe te realizuar vepren me te cilen punon. "E rendesishme eshte qe "Knepp" erdhi perpara publikut, per momentin nuk mendoj per fitoren"- u shpreh Eglantina Cenoimeri. Por, per secilin prej tyre, fitorja ngelet nje emocion teper i vecante.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›