Panairi 2008, a do t'i mbuloje problemet e librit?
Ben Andoni
E gjitha sipas parashikimit. E llogaritur per 14-18 nentor, edicioni i 11-te i Panairit te librit "Tirana 2008", do te hapet sot ne Pallatin e Kongreseve. Shoqata e Botuesve shqiptare meton per panairin me te kushtueshem te historise se saj, qe do te jete nje ngjarje e madhe. Gjithsesi eshte heret te flitet per pritshmerite e librit shqiptar 2008.
Organizimi
Me shume probleme, ashtu si ndodh rendom kur vjen data e fillimit te tij, por qe disi kane kaluar- Kryetari i Shoqates se Botuesve (organizatorja teknike e panairit), Fatmir Toci ka premtuar se panairi i librit kete vit do te kthehet ne nje ngjarje te rendesishme kulturore per boten shqiptare. Aktiviteti eshte mbeshtetur nga Ministria e Kultures, Bashkia e Tiranes, AMC, TVSH dhe agjencia e lajmeve NOA. Packa arritjeve dhe titujve, problemet kane mbetur po ato. "E ardhmja e librit shqip do te mbetet e brishte dhe problematike per sa kohe nuk do te kete politika te qarta dhe konkrete ne mbeshtetje te letersise kombetare dhe botimeve shqipe. Duhen mbajtur parasysh tirazhet e uleta, fuqia e dobet blerese e lexuesit shqiptar, mosnxitja dhe mostrajtimi i krijuesve, kuadri i manget ligjor, tregu i deformuar i librit, pirateria e shfaqur legalisht si aftesi profesionale, mungesa e kritikes etj.", ka thene z.Toci pak kohe me pare.
Teknikisht parametrat e Panairit do te jene keto: rreth 5000 metra katrore (tri kate te Pallatit te Kongreseve); krijues pjesemarres ne panair: rreth 300; Veprimtari te organizuara ne kuadrin e panairit: mbi 120; Numri i titujve te ekspozuar: mbi 50 000;
Tituj te rinj te ekspozuar: mbi 1 500 dhe organizatoret presin deri 50.000 te pranishem. Ata jane nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, por edhe perfaqesues nga India, Irani, Kroacia. Realizuesi i projektit kete vit eshte zgjedhur te jete kompania "Expo Media" nga Shkupi. Ne panair marrin pjese 163 shtepi botuese, shifra me e larte e dekades se evenimentit.
Cfare do te behet ne kete Panair
Dihet moduli i zakonshem i aktivitetit, ku do te kontaktohet, debatohet, konferencat e zakonshme dhe perurimet, ndersa do kete dhe shume takime promovuese me autoret pjesemarres ne cdo ore te dites ne dy sallat e konferenca gjate gjithe diteve te edicionit te 11-te. Organizatoret jane treguar me te vemendshem ndaj perfaqesuesve te bashkive, shkollave te organizuara, bibliotekave publike etj. I ftuar special i "Tirana 2008" eshte Alfredo Bevilaqua, nje nder shkrimtaret me te njohur italiane, njekohesisht regjisor dhe skenarist, i cili do te cele edhe edicionin e 11-te te panairit. Gjate diteve te panairit, "Tirana 2008", shtepia botuese Onufri do te prezantoje dhjete vellime te vepres se plote te shkrimtarit Ismail Kadare. Duke filluar nga "Rrethimi", kronologjikisht, vijne me radhe, "Kronike ne gur" dhe "Lekura e daulles", "Dimri i vetmise se madhe" e "Koncert ne fund te stines", perkatesisht Vellimi III, IV, V e VI. Menjehere pas tyre renditet vellimi i shtate me poezi e poema, ku, mes shume te tjereve, perfshihen disa tituj krejtesisht te rinj, te poezive te nxjerra nga arkivi i autorit dhe te pabotuara me pare, si: "Taksite e mesnates", "Stoli ne kopshtin e Institutit 'Gorki'", "Ndarja ne stacion", "Zhana B.", "Baltiku i ftohte" etj.
A i mbulon problemet?
Packa ketyre, duket se veshtiresite dhe pengesat e ketij panairi jane serish te shumta. Ato jane bere publike, sidomos nga vete njerezit e Shoqates, edhe pse pergjithesisht kane rene ne vesh te shurdher. "Legjislacioni i cunguar, sistemi fiskal mbytes ndaj librit, numri i paket i bibliotekave publike dhe mosfinancimi i tyre, shperndarja e paorganizuar dhe pengesat institucionale te qarkullimit te librit ne Rajon, pirateria dhe botimet klandestine, por edhe niveli jo i kenaqshem profesional i nje pjese te botuesve, jane vetem disa prej problemeve qe po vuan sot libri shqip", eshte shprehur botuesi i TOENA-s, Fatmir Toci. Gjithsesi, panairi sot fillon rrugetimin e tij. Sipas parashikimit, gjithsesi.
Cmimet e edicionit te 11-te
1. "Shkrimtari i vitit" - Juria e SHBSH-se
2. "Perkthyesi i vitit" - Juria e SHBSH-se
3. Paraqitja me e mire ne panair dhe libri me i shitur
4. Libri me i realizuar grafikisht - specialiste te librit
5. Autori me i vleresuar per femije.