E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni: Kodi Zgjedhor u mbyll

Ne kulmin e greves se urise dhe revoltave kunder menyres se hartimit te Kodit Zgjedhor, partite e medha politike miratuan dje me konsensus te plote, kuadrin e ri ligjor per zgjedhjet. Si per t'i bere karshillek protestes se deputeteve te LSI dhe PDK, Komisioni i Posacem i Reformes Zgjedhore miratoi dje me konsensus, draftin e ri per t'ia kaluar per aprovim seances plenare. Por per te zbutur situaten, bashkekryetari socialist i Komisionit, Fatmir Xhafaj tha se ky eshte produkti i Komisionit dhe drafti mund te pesoje ndryshime e permiresime, gjate diskutimit ne seance plenare. Duke lene keshtu, nje dritare te hapur per negociata me grevistet, qe prej tre ditesh jane ngujuar ne sallen e seances plenare. "Komisioni i reformes ka pasur per detyre te pergatise projektin qe do te paraqitet ne Kuvend. Komisioni e konsideron te perfunduar detyren e tij", u shpreh Xhafaj, duke ia lene tashme, barren Kuvendit. Si per t'i bere nje permbledhje kryesore draftit te ri ligjor, Xhafaj tha se risia kryesore qe sjell ky projekt eshte ndryshimi i sistemit nga maxhoritar, ne proporcional rajonal. Si dhe permendi ndryshimin e procedurave si te numerimit te votave, procesin e ankimimit dhe financimit. Por neni qe ka sjell perplasjen e forte mes partive te vogla parlamentare, deputetet e te cilave jane ne greve, eshte neni qe parashikon ndryshimin e perberjes se komisioneve zgjedhore, duke nisur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. LSI dhe PDK, fillimisht nuk pertypen heqjen e anetareve te tyre nga KQZ dhe me pas ne komisionet e tjera te votimit dhe numerimit. Nga 14 anetare, keto komisione do te kene vetem 7. Nje shkurtim i ndjeshem ne numer komisionaresh, qe perjashtoi partite e vogla politike. Rozeta Rapushi

Nenet qe shkaktuan greven

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve perbehet nga shtate anetare

2 anetare propozohen nga partia qe ka numrin me te madh te vendeve, nga partite e mazhorances qeverisese, dhe 2 anetare nga partia e opozites qe ka numrin me te madh te vendeve ne Kuvendin e Shqiperise.

Anetari i peste i KQZ-se zgjidhet nga kandidatura te propozuara nga grupime deputetesh te partive te mazhorances qeverisese.

Anetari i gjashte i KQZ-se zgjidhet nga kandidatura te propozuara nga grupime deputetesh te partive te opozites parlamentare.

Anetari i shtate dhe njekohesisht Kryetar i KQZ-se, zgjidhet nga grupi parlamentar i partise me te madhe te mazhorances, i paraqet Kuvendit nje liste prej jo me pak se kater kandidaturash.

Komisionet e Zonave te Administrimit Zgjedhor, perbehen nga 7 anetare dhe sekretari, te cilet emerohen nga KQZ-ja.

KQV-ja perbehet nga 7 anetare dhe nje sekretar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›